Dashi – Sot do të mendoni vetëm për financat tuaj dhe shpenzimet e tepërta që keni bërë kohët e fundit. Mbrëmja do ju rezervojë takime interesante me miq të rinj. Mos e teproni me alkoolin.

Demi –Planet tuaja afatgjata do të marrin jetë. Qëndroni me këmbë në tokë dhe mos u shpërrendoni nga lajmet që do të merrni. Mos i tregoni askujt për lidhur me projektet e reja, pa i vendosur gjërat në “shina”.

Binjakët – Ju ka sosur durimi dhe kërkoni me ngulm të harrini objektivat. Çdo lëvizjeje e juaja mund të jetë e gabuar, prandaj mos u nxitoni. Një lajm i mirë do ju vijë shumë shpejt, prandaj merrini gjërat me qetësi.

Gaforrja – Një reflektim do ju bëjë të kuptoni se sa shumë keni humbur nga sjellja dhe veprimet e pamenduara që keni kryer. Ka ardhur momenti që të përballeni me të vërtetën. Askush më shumë se ju nuk e ka dashur ketë moment.

Luani –Mendjemadhësia juaj ka bërë që të humbisni shumë njerëz dhe bashkëpunëtorë. Ndryshoni qëndrim ose do të jeni në telashe të mëdha. Bëni kujdes me shëndetin.

Virgjëresha – Planet për udhëtimet e planifikuara duken të largëta po ju mos u shqetësoni. Gjithçka do të ndodhë kur ju se prisni. Telashet nuk do ju ndahen as këtë të shtunë. Bëni kujdes me personat që do keni përballë.

Peshorja – Mos flisni pa u menduar, pasi fjalët tuaja mund të lëndojë pavetëdije partnerin. Një debat në punë do ju futë në telashe të shumta. Përballuni më maturi dhe qetësi.

Akrepi – Jeta private për ata që janë çift do të ketë disa lëkundje të vogla. Ka ardhur momenti që ti përballoni të gjitha ngjarjet në jetën tuaj me maturi.

Shigjetari – Mos u mbyllni në vetvete sot dhe mos i ktheni shpinen dashurisë sepse partneri do mërzitet mjaft. Ka ardhur koha te shtoni dozat e komunikimit dhe të tregoni çdo gjë që ndjeni.

Bricjapi – Ajër fitoreje, fitime, karrierë, zgjidhje të çështjeve ligjore. Nëse nuk jeni ende në një marrëdhënie do të keni takime interesante. Merrini situatat me sportitvitet.

Ujori – Këshillohet që të shtyni planet e rëndësishme të planifikuara me partnerin. Do kuptoheni edhe më mirë nëse do të diskutoni me qetësi. Mbrëmja do ju rezervojë takime me miqtë tuaj që kishti shumë kohë që nuk takoheshit.

Peshqit – Nuk është momenti i duhur për të bërë investime ose për të ndryshuar vend pune. Do të keni mundësi që të sqaroni një keqkuptim dhe të rigjeni lumturinë e munguar në çift.

/tvklan.al