Dashi-Dashuria do të shkëlqejë sot. Do të zbuloni anët e fshehta të një miqësie: mos gjykoni me nxitim, por me inteligjencë.

Demi-Luhatjet e humorit mund t’ju fusin në telashe. Ndoshta nuk është ide e keqe që ta bëni pushim sot. Qëndroni në shtëpi, duke lexuar një libër apo duke parë një film. Ju duhet pak kohë larg stresit të punës.

Binjakët-Duhet ta trajtoni më me seriozitet paranë dhe çështjet e tjera materiale. Planeti i Marsit ju këshillon që të jeni më të kujdesshëm me njerëzit që nuk kanë qenë të sinqertë me ju. Ndryshe, kjo do ju kushtojë në pasurinë tuaj.

Gaforrja-Një reflektim do ju bëjë të kuptoni se sa shumë keni humbur nga sjellja dhe veprimet e pamenduara që keni kryer. Ka ardhur momenti që të përballeni me të vërtetën. Askush më shumë se ju nuk e ka dashur ketë moment.

Luani-Kjo e martë është perfekte për t’u marrë me çështje që kanë nevojë për sqarime. Mos kini frikë t’i sillni në sipërfaqe dhe t’i zgjidhni ato një herë e përgjithmonë.

Virgjëresha-Mos veproni instinktivisht. Nuk është momenti që të jeni të nxituar. Mos e lini pas dore shëndetin. Konsumoni më shumë fruta dhe perime. Do të jeni aktivë dhe do të arrini të bëni shumë gjëra.

Peshorja-Një sugjerim: Nëse keni një ndjesi të çuditshme për një situatë të caktuar sot, distancohuni. Do të jeni instinktet që do t’ju çojnë në drejtimin e duhur. Nëse nuk ndiheni të sigurtë dhe të qetë në një ambient të caktuar, largohuni. Jeni më produktivë në ambiente ku ndiheni rehat.

Akrepi-Nëse keni diçka për të thënë, tani është koha të ngrini zërin. Jo gjithkush do të vlerësoje sinqeritetin tuaj, por kjo nuk do t’ju shqetësojë aspak.

Shigjetari-Mos u mbyllni në vetvete sot dhe mos i ktheni shpinën dashurisë sepse partneri do mërzitet mjaft. Ka ardhur koha te shtoni dozat e komunikimit dhe të tregoni çdo gjë që ndjeni.

Bricjapi-Kjo e ditë ju gjen dinamike dhe të vendosur për gjithçka. Disa çështje zgjidhen dhe ju jeni gati të shfrytëzoni çdo mundësi që vjen në rrugën tuaj.

Ujori-Ju nuk jeni tipi që emocionohet publikisht, por ditët e ardhshme do ta keni të vështirë t’i fshihni ndjenjat. Kjo mund të jetë diçka e mirë ose e keqe, por gjithsesi do të bini në sy.

Peshqit-Nuk është momenti i duhur për të bërë investime ose për të ndryshuar vend pune. Do të keni mundësi që të sqaroni një keqkuptim dhe të rigjeni lumturinë e munguar në çift./tvklan.al