Dashi- Në punë do të shkojnë gjërat mirë dhe ju do të jeni të kënaqur. Sot do të bëni një udhëtim të shkurtër, ku do të takoni miq të rinj, por do t’iu shërbejë dhe për punën tuaj. Prisni një lajm të mirë.

Demi- Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do t’iu rishfaqet sërish. Duhet që të keni kujdes dhe të jeni të përqendruar pasi mund të bini pre e ndonjë situate tallëse nga miqtë.

Binjakët- Sot do të jetë një ditë e bukur për ata që i përkasin kësaj shenje. Sot mund të takoni një person shumë me ndikim dhe këshillat e tij do të jenë shumë të vlefshme për ju. Lajme të mira për beqarët.

Gaforrja- Një ditë e bukur do të jetë kjo e diel për ju. Do të jeni të përqendruar dhe do të mbyllni punët që i kishit lënë pezull gjatë javës. Për sa i përket anës financiare do t’i keni gjërat nën kontroll.

Luani- Gjatë gjithë ditës do të rrethoni nga një negativitet dhe nuk kënaqeni aspak. Por edhe pse në një situatë jo shumë në favorin tuaj, sërish do të jeni në gjendje që të mbylli mes sukses detyrat që u janë caktuar në punë.

Virgjëresha- Sot do të kërkoni që të mësoni gjëra të reja dhe një pjesë të kohës do ta kaloni duke bërë këtë gjë. Për sa i përket anës financiare pritet që gjërat të jenë në favorin tuaj. Lajmë të mira për të dashuruarit.

Peshorja- Në punë do të jeni shumë entuziast dhe do të jeni në gjendje që të mbyllni në kohë të gjitha detyrat që u janë caktuar. Mund të merrni një lajm të mirë nga eprorët tuaj. Sot pritet që të bëni një udhëtim.

Akrepi- Në punë do të keni një performancë të mirë dhe do të jeni në gjendje që të mbyllni të gjitha detyrat që u janë caktuar në një kohë rekord. Por për sa i përket anën financiare do të keni probleme.

Shigjetari- Sot do të merrni një vendim me rëndësi. Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të mendoheni mirë para se të vendosni. Të dashuruarit do të marrin një lajm të mirë për sa i përket marrëdhënies në çift.

Bricjapi- Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar javët e fundit do të  rishfaqet sërish sot. Ko do të bëjë që në punë të mos keni një performancë të mirë dhe mund të keni probleme me eprorët.

Ujori- Sot do të takoni një person me ndikim tek ju dhe këshillat e tij mund t’iu ndryshojnë ditën. Duhet që të keni kujdes pasi fati nuk është me ju dhe mund të keni probleme për sa i përket financave.

Peshqit- Problemi shëndetësor që u ka shqetësuar gjatë ditëve të fundit do të marrë fund. Nga puna do të merrni një lajm të mirë. Për sa i përket situatës financiare duhet të keni kujdes sepse fati nuk është me ju sot./tvklan.al