Dashi – Ditë e mbushur me pasion të zjarrtë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do të përjetoni emocione pa fund në krahët e atij që dashuroni dhe do siguroheni se ai është personi i duhur me për cilin doni të kaloni jetën. Financat duhet t’i riorganizoni sa më parë që situata të përmirësohet.

Demi – Jeta juaj në çift nuk do të ketë shume vështirësi gjatë kësaj dite, megjithatë nëse doni të ruani një klimë sa më të ngrohtë, mendoni t’i bëni ndonjë surprizë të këndshme partnerit. Financat do jene inkurajuese dhe aspak problematike.

Binjakët – Edhe nëse partneri ju bën ndonjë kritikë të ashpër, mos iu hidhni menjëherë në fyt, por mundohuni të kuptoni përse ai e ka bërë këtë gjë. Kontrollojeni ne çdo moment edhe sjelljen tuaj. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni.

Gaforrja – Do ngrini pikëpyetje të shumta gjatë kësaj dite mbi atë që keni në krah për shkak të sjelljes së tij kohët e fundit. Flisni qetësisht dhe sqaroni gjërat njëherë e mirë. Në planin financiar situata do mbetet e njëjtë.

Luani – Edhe pse jeni në një lidhje, do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri do iu lërë shumë pas dore duke u marrë me çështje më të rëndësishme. Financat në përgjithësi do jenë të mbrojtura, por gjithsesi me shpenzimet mos e teproni.

Virgjëresha – Do e përmirësoni mjaft lidhjen tuaj në çift gjatë kësaj dite dhe do i shtoni dozat e komunikimit me njëri-tjetrin. Në planin financiar duhet të ndiqni një strategji te përpiluar mire nëse doni që situata të mos ketë tronditje.

Peshorja – Tregohuni paksa më të hapur me partnerin tuaj sot dhe mos u mundoni për asnjë moment të kopjoni historitë e dashurisë te filmave tuaj të preferuar. Financat do jenë gjithë kohës të ekuilibruara prandaj mund të shpenzoni edhe pak me tepër.

Akrepi – Nëse doni që lidhja juaj të shkojë sa më mirë, duhet t’i shprehni edhe më tepër ndjenjat. Partneri do bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që ju të ndiheni të dëshiruar. Financat që sot do fillojnë pak nga pak të stabilizohen.

Shigjetari – Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj dite. Të shumtë do jenë personat që do kërkojnë t’iu prishin punë. Në planin financiar duhet të mendoheni dy herë para se të hidhni çdo hap. Shmangni gabimet!

Bricjapi –Çiftet do e kenë sërish të vështirë ta përmirësojnë marrëdhënien dhe debatet do vazhdojnë. Në planin financiar situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit nëse shpenzoni me sy mbyllur.

Ujori – Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mirë sot, prandaj mund t’i kushtoni edhe pak më tepër vëmendje profesionit. Partneri do ju kuptojë dhe do iu mbështesë gjithë kohës. Shlyeni fillimisht borxhet që keni e më pas shpenzoni.

Peshqit – Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit dhe do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme. Në planin financiar do ndizet sinjali i alarmit për shkak të shpenzimeve marramendëse që do kryeni. Kujdes, situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit./

tvklan.al