Dashi – Disa ëndrra shqetësuese mund t’ju përndjekin sot. Do të zgjojnë disa çështje emocionale për ju.  Sot do jeni mbi gjemba dhe do gjeni shkas për ta tepruar me reagimin edhe për gjënë më të vogël. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të analizoni ëndrrat tuaja sapo  të zgjoheni dhe mund të ndihmojë në ekuilibrin tuaj përgjatë ditës.

Demi – Disa çështje që kanë të bëjnë me paratë dhe punën do të çalojnë disi. Një problem i paprecedentë do të ndërhyjë në jetën tuaj sociale dhe ndoshta do ju duhet të anuloni një plan. Nëse personi tjetër kundërshton, mos u shfryni por sistemoni një takim tjetër sepse situata do të kalojë.

Binjakët – Do hasni disa pengesa me makineritë e ndryshme dhe kjo do ndikojë në eficencën tuaj. Ky acarim mund të shpërthejë por kini kujdes që mos të mërzisni personat që ju rrethojnë. Gjithçka do të kalojë, kini vetëm pak durim.

Gaforrja – Shpërblimi për një punë që keni bërë nuk do mund të vijë kur e prisni dhe sidomos nëse bëhet fjalë për para. Ky është një disavantazh i vogël për të cilin nuk ka vlerë të stresoheni. Mos e humbni toruan sepse gjithçka do zgjidhet dhe paratë tuaja do vijnë tek ju.

Luani – Familjarët tuaj nuk do të jenë në gjendjen emocionale më të mirë të tyre sot, ndaj rezistojini tundimit për të debatuar. Problemi do të zgjidhet, humori do të rregullohet dhe nuk do të donit që të kishte mëri të mbetura mes jush.

Virgjëresha – Ka një acarim në ambientin tuaj të punës që po e bën të vështirë shprehjen e produktivitetit tuaj. Hapi i radhës nuk është shumë i qartë. Çelësi nuk është që ta teproni me reagimin, por të qëndroni neutralë dhe  grumbulloni të dhëna.

Peshorja – Një problem teknik lidhur me paratë mund të shfaqet përgjatë ditës së sotme. Qëndroni të qetë, të sjellshëm dhe të përqendruar derisa të zgjidhet gjithçka. Gjendja juaj financiare duket premtuese, ndaj duroni dhe pak.

Akrepi – Është dita që duhet të ndiqni eprorin tuaj. Nëse do dëshironi të veproni vetë dhe sipas mënyrës suaj të të menduarit, nuk do keni shumë mbështetje. Dëgjoni më të mëdhenjtë dhe do fitoni terren me njerëzit rreth jush.

Shigjetari – Kjo ditë ju sjell vetëbesimin e madh dhe kurajën që nuk keni patur gjatë ditëve të shkuara. Më në fund, po ndiheni sërish vetvetja. Po rilindni si luftëtari i madh që jeni. Përdoreni në avantazhin tuaj dhe korrigjoni gabimet e shkuara.

Bricjapi – Mendimi juaj është i qartë dhe i saktë por kini kujdes. Dikush dëshiron të përfitojë prej jush. Një person me të cilin punoni e di që idetë tuaja janë të mira dhe dëshiron t’i përvetësojë duke marrë meritat. Qëndroni vigjilentë.

Ujori – Merrni një rol drejtues. Jeni në pozicionin perfekt për ta bërë. Keni marrëdhënie shumë të mira me njerëz të ndryshëm në vendin e punës dhe e keni fituar me sukses pëlqimin e tyre. Është koha për ta përdorur si avantazh.

Peshqit – Mendimi juaj praktik dhe racional di të veprojë më mirë se sa dikush që vetëm flet e nuk vepron. Kini kujdes nga dikush që po vepron në mënyrë egoiste. Ky njeri nuk është në anën tuaj edhe pse dëshiron që të mendoni të kundërtën./tvklan.al