Dashi –Debatet me familjarët dhe fqinjët do ju bëjnë të merrni një vendim të papritur duke u larguar nga vendi ku banoni. Edhe pse nuk jeni ende të sigurt se ku do shkoni, ju përsëri do të rrezikoni.

Demi –Sot mund të merrni lajme jo shumë të mira për punën  tuaj. Kjo do të sjellë zemërim dhe debate nga ana juaj me shefin. Një debat i ashpër mund të bëjë që ju të humbisni vendin e punës. Sillnin të duruar dhe mendohuni mirë para se të flisni.

Binjakët –Prisni të bini në dashuri me shikim të parë. Do të takoheni me dikë me të cilin do të ndjeni një tërheqje të menjëhershme. Nuk dihet nëse kjo dashuri me shikim të parë do ti rezistojnë aman ju do ta mbani mend gjatë.

Gaforrja –Sot do të bëni shpenzime lidhur me disa pajisje teknologjike. Edhe pse në fillim do të ndjeheni të lumtur me pas do të bëheni pishman pse shpenzuar aq shumë para.

Luani –Kjo është një ditë e keqe për të bërë shpenzime të mëdha. Mos shpenzoni para për asgjë tjetër, përveçse për  ushqime. Bëni kujdes me shëndetin.

Virgjëresha –Sot do të ndiheni në humor dhe miqësor me të gjithë. Jo të gjithë do të jenë dashamirës sa të pranojnë lumturinë tuaj.

Peshorja –Do të ndiheni i mbyllur në vetvete dhe do e keni shumë të vështirë të flisni me partnerin. Përpiquni të flisni me miqtë ose familjarët për të mos e mbajtur përbrenda të gjithë shqetësimin tuaj. Do të ndiheni më mirë.

Akrepi –Bisedat me të tjerët do të jenë të hapura dhe të sinqerta. Njerëzit ndihen jashtëzakonisht mirë nën shoqërinë tuaj. Do të keni mbështetjen e tyre në çdo hap që do hidhni.

Shigjetari –E gjithë dita do ju ikë mes diskutimesh dhe debatesh. Me vullnet do të arrini gjithçka që dëshironi. Një ofertë e mirë në punë do ju ndryshojë ditën.

Bricjapi –Sot do të ndihen pak të zbrazët. Megjithatë, kjo është një ditë e mrekullueshme për të takuar njerëz nga kultura të tjera ose për të udhëtuar. Pasdite do të jeni të frymëzuar dhe do të kaloni kohë shumë të mirë me partnerin.

Ujori –Kjo është dita që duhet të diskutoni me prindërit dhe të afërmit përsa i përket pasurisë tuaj. Edhe pse do të jetë e vështirë për të gjitha palët kjo teme duhet folur një ditë.

Peshqit –Marrëdhëniet me të tjerët do të jenë rastësore, ndoshta paksa konfuze, por në tërësi, mjaft e këndshme sot. Kini kujdes mos tregoni gjithçka për jetën tuaj. Është më mirë të dëgjoni sesa të flisni.

/tvklan.al