Dashi – Ju pret një ditë pozitive. Në sferën profesionale mund të ketë përmirësime të ndjeshme, ndërsa gjatë darkës do të përjetoni momente të këndshme.

Demi – Duhet të vendosni në zbatim projektet për të cilat keni folur shumë gjatë. Në sferën personale do të ketë zhvillime pozitive.

Binjakët – Ndërmerrni iniciativa të drejta për të zgjidhur një situatë financiare. Kujdes me partnerin, tregohuni të sinqertë dhe hiqni dorë nga arroganca.

Gaforrja – Do të ndiheni të lodhur dhe të stresuar, ndoshta për shkak të problemeve me punën. Shpëtimi juaj do të jetë dashuria.

Luani – Mund të ndiheni të mbingarkuar për shkak të ambientit që ju rrethon. Sa i takon dashurisë, dy ditët në vijim do të jenë mjaft vendimtare për konsolidimin e lidhjes.

Virgjëresha – Keni favorizimin e yjeve. Në punë parashikohen zhvillime premtuese. Sa i takon dashurisë, marrëdhënia do të jetë pozitive.

Peshorja –  Shikojini sfidat nga një këndvështrim tjetër dhe gjeni një strategji të re. Të merreni me sporte do të ishte shumë e këshillueshme.

Akrepi – Eprori në punë mund t’ju shkaktojë disa probleme sot. Megjithatë, lajmi i mirë është se kjo ndërprerje e programit tuaj do të jetë një ndryshim i këndshëm. Është koha që të tregoni veten.

Shigjetari – Thellohuni më shumë kur nuk bëni dot një zgjedhje. Mendoni çdo gjë, përfshirë projektet dhe kontratat. Sa i përket lidhjeve të dashurisë, mos merrni vendime të shpejta.

Bricjapi – Një ditë e qetë në shoqërinë e njerëzve tuaj më të dashur dhe miqve. Një mbrëmje me partnerin do t’i bënte mirë lidhjes tuaj.

Ujori – Duhet të tregoheni të kujdesshëm lidhur me atë që do të bëni dhe me situata të caktuara, sepse mund të përballeni me probleme. Tregoni kujdes edhe ndaj shëndetit.

Peshqit – Ndiheni të pafuqishëm dhe të plogështuar. Filloni të merreni me aktivitete për t’u ndjerë sërish aktiv. Na aspektin sentimental, marrëdhënia me partnerin/en është pozitive. /tvklan.al