Dashi – Bëni gjithçka mundeni për të shmangur debatet e kota sot, pasi do ju duhet energji për qëllime të rëndësishme. Arritjet tuaja të javëve të ardhshme do të vendosin bazat për shumë muaj në vijim.

Demi – Keni kafshuar më shumë se mund të përtypni dhe talenti juaj nuk është i mjaftueshëm për sfidat me të cilat përballeni. Mos u zemëroni me veten, eksperienca është diçka e mirë.

Binjakët – Duhet të kapeni pas fakteve sot, edhe nëse ato nuk janë shumë të pëlqyeshme për ju. Nëse përpiqeni të përzieni faktet me dëshirat, rezultatet mund të bëhen shqetësuese.

Gaforrja – Përpiquni të shmangni debatet si në shtëpi ashtu edhe në punë, pasi nuk ka gjasa që ato të përfundojnë në favorin tuaj. Duhet të gjeni rrugë të punoni me partnerët dhe kolegët.

Luani – Mund ta keni të vështirë të dalloni faktet nga imagjinata. Mos u surprizoni nëse diçka që ju keni menduar se është fakt mund të rezultojë pa asnjë bazë në realitet.

Virgjëresha – Dëgjoni çfarë ju thonë partnerët sot, por bëni kujdes para se të veproni mbi ato baza. Në fakt këshilloheni të mos merrni asnjë vendim për sa kohë Neptuni ka kaq shumë ndikim mbi shenjën tuaj.

Peshorja – Duket se e keni të vështirë të vendosni se çfarë duhet të besoni dhe çfarë duhet të bëni. Por kush po ju kërkon të merrni vendime menjëherë? Merrni kohën tuaj, ekziston edhe e nesërmja.

Akrepi – Mund të jeni të etur për të testuar idetë tuaja, por mos jini kaq të nxituar sepse mund të bëni gabime. Në 24 orët e ardhshme ka rëndësi të menaxhoni mirë paratë. Mos vendosni në rrezik ato çfarë nuk mund të përballoni të humbni.

Shigjetari – Mund të keni plane të shumta, edhe të mira madje, por planetet ju këshillojnë të mos nxitoni. Koha më e mirë për të nisur projekte të reja përkon me ardhjen e hënës së re. Deri atëherë, vini gishtin kokës dhe mendoni.

Bricjapi –  Me shumë gjasa e keni të vështirë të mendoni qartë në këto momente pasi dyshimet dhe frika që keni do ju duket me tepër rëndësi. Përpiquni të ngriheni mbi frikën dhe dyshimet.

Ujori – Mund të mos jeni dakord me ato që do ju thotë një shok apo anëtar i familjes, por nuk ka asnjë arsye ta bëni çështje të madhe. Ndoshta edhe kanë të drejtë, ndoshta ju po bëheni më i kujdesshëm seç duhet.

Peshqit – Sipas planeteve ju prisni më shumë se ç’duhet nga vetja dhe jeni përballë një nevoje urgjente për të përditësuar objektivat tuaja duke vënë si qëllime objektiva të arritshme./tvklan.al