Dashi-Sot duhet të tregoni këmbëngulje dhe qëndrueshmëri në vendimet tuaja, në mënyrë që të jeni në gjendje të zgjidhni problemet e ndryshme që ju shqetësojnë. 

Demi-Sot do të krijohet një klimë e çuditshme që prek të gjitha shenjat e zodiakut. Por ju keni një ndjeshmëri të veçantë dhe do të prekeni nga disa gjëra që do të dëgjoni.

Binjakët-Disa vonesa që ju shqetësojnë nuk do të tejkalohen nëse nuk bëni diçka. Pra, merreni gjërat në dorën tuaja dhe mos prisni që gjithçka të ndodhë vetë. 

Gaforrja-Punët jashtë shtëpisë janë ato që do ju angazhojnë më së shumti sot. Shumë njerëz do t’ju afrohen për t’ju folur për problemet e tyre, por qëndroni të pa ndikuar.

Luani-Qëndroni për një herë të vetme me këmbë në tokë. Jeni larg nga fryma juaj krijuese dhe duhet të përfundoni duke ndjekur gjëra që janë të vështira për t’u realizuar. 

Virgjëreshë-Kujdesuni sot të planifikoni më shumë. Ju duhet të shikoni lëvizjet tuaja, sepse keni një tendencë për të shtyrë situata të caktuara deri në limite.

Peshorja-Kjo e martë është shumë pozitive, sepse keni arritur të organizoheni. Do të shihni që ankthet që ju kanë kapluar deri më tani ngadalë do të fillojnë të zhduken.

Akrepi-Sot, jeta juaj shoqërore do të jetë shumë intensive dhe në program ka kontakte dhe diskutime që do t’ju bëjnë të jeni në një humor mjaft të mirë.

Shigjetari-Kjo e martë ju gjen në një fazë shumë të ndjeshme dhe me një tendencë për të izoluar veten nga ata përreth jush. Mos mendoni se askush nuk kujdeset për ju. Nuk jeni vetëm.

Bricjapi-Sigurohuni që të qëndroni pak vetëm me veten tuaj sot dhe të përpiqeni të mendoni se cilët njerëz duan të mirën tuaj.

Ujori-Kjo e martë nuk paraqitet dhe aq pozitive për shenjën tuaj. Kjo për shkak se disa detyrime që i keni shtyrë, do t’ju vënë përballë përgjegjësisë.

Peshqit-Sot gjërat nuk po shkojnë saktësisht siç i keni planifikuar. Disa zhvillime do t’ju ndryshojnë programin që keni bërë duke iu zhvendosur fokusin. /tvklan.al