Dashi – Sot do të jetë një e martë plot me ngjarje të bujshme dhe plot me lajme të mira. Nëse keni një sekret dhe e ruanit prej kohësh, ka ardhur momenti që tja tregoni partnerit. Bëni kujdes me mënyrën sesi do ja u përcillni të tjerëve.

Demi –Tensione dhe shumë të nervozuar do të jeni ditën e sotme, por përpiquni të ruani qetësinë kur të jeni në ambientin e punës. Nuk do të mungojnë përgëzimet nga ana e kolegëve të cilët do ju evidentojnë se keni bërë projekte të suksesshme.

Binjakët – Sot do të pushtoheni nga emocione të forta. Diçka e rëndësishme po ndodh në jetën tuaj.  Ju do të fitoni admirimin e të gjithëve.  Një çështje me ligjin do të marrë zgjidhje.

Gaforrja–Ka ardhur koha që ti kushtoni vëmendje familjes tuaj. Keni qenë pjesën më të madhe të kohës duke u marrë me pune dhe keni harruar njerëzit tuaj të dashur. Partneri juaj po bën të pamundurën në mënyrë që marrëdhënia juaj të përmirësohet.

Luani – Ndonjëherë duhet të jeni të guximshëm dhe të sinqertë për të pranuar dështimet tuaja. Nëse do të pranonit këto gjëra do të thotë se rruga drejt të vërtetës është shumë e afërt. Pra, kuptojneni se njeriu mund të bëjë dhe gabimi dhe nuk ka asnjë gjë të keqe.

Virgjëresha – Një lajm i mirë do të sjellë gjallëri në jetën tuaj. Ka ardhur momenti që njerëzit ta kuptojnë rëndësinë tuaj dhe sesa shumë inteligjente jeni.  Ju jeni një njeri shumë pozitiv dhe keni gjithmonë qëllime të mira ndaj njerëzve që ju rrethojnë.

Peshorja – Keni nevojë për disa pushime dhe mos hezitoni të bëni. Punët janë aty përsëri dhe kur të ktheni prandaj mos u mendoni gjatë. Në mbrëmje do të dilni me miqtë ku nuk do të mungojnë disa vërejtjet.

Akrepi – Jeni në fazën kur gjithçka është shembur para këmbëve tuaja. Besimi për të tjerët ju është thyer dhe keni vetëm pengesa. Mos u dorëzoni është diçka momentale. Mos lejoni që pengesat dhe dështime të ndikojnë tek ju.

Shigjetari – Sot do të jeni të mirë me të gjithë. Të qenit i sinqertë dhe me mendje të hapur do ju bëjë më të pranueshme në shoqëri dhe të gjitha duan të jenë përkrah jush. Nuk do të mungojnë surprizat.

Bricjapi – Nëse keni qenë duke pritur lajme të mira për një kohë të gjatë. Sot pritja do të marrë fund. Mos nguroni të bëni plane dhe të merrni vendime për të ardhmen.

Ujori – Kjo ditë do të mbahet mend gjatë gjithë jetës, pasi sot do të merrni disa vendime të rëndësishme dhe do të jepni një drejtim të ri jetës tuaj. Ndjenjat pozitive do t’ju ndihmojnë të siguroheni se jeni në rrugën e duhur.

Peshqit –Sot ka të ngjarë të jetë një ditë plot me fat. Ndërsa një mëngjes do të jenë të ngazëllyer dhe një pasdite e zhurmshme, do ju bëjë të ndiheni si fëmijë. Do të keni të gjithë vëmendjen e munguar të partnerit./tvklan.al