Dashi – Do ta keni shumë të lehtë të merreni me njerëzit. Këtë aftësi duhet ta përdorni që njerëzit t’ju japin atë që ju duhet.

Demi – Duket sikur keni humbur drejtimin sëfundmi, por sot ambiciet dhe qëllimet tuaja do të jenë të qarta si kristali. E dini ekzaktësisht se çfarë doni nga jeta dhe çfarë duhet të bëni për ta arritur.

Binjakët – Është koha të merreni me një çështje që jeni përpjekur ta injoroni. Tani duhet ta mbyllni përfundimisht. Mos u përpiqni të fajësoni të tjerët, por nisjani nga vetja.

Gaforrja – Ia keni dalë të trondisni nga themelet diçka që ju ka mbajtur pas. Është koha të ecni para sa më shpejt të mundeni pa e kthyer kokën pas.

Luani – Nëse dikush ju vendosë pengesa në rrugën tuaj sot – dhe këtë do ta bëjnë – reagimi juaj i parë do të jetë ta shkatërroni dhe ta kaloni. Do të funksionojë, por si strategji nuk është e mirë. Duhet të bëni kujdes.

Virgjëresha – Duhet të mësoni t’u besoni njerëzve të tjerë, pasi nëse dyshoni më shumë seç duhet, mund të humbisni gjëra të mira. Përpiquni të mos jeni aq mbrojtës – bota nuk është aq e ashpër sa mendoni.

Peshorja – Nuk ka rëndësi nëse keni pasur zënka me dikë kohët e fundit – gjëja e vetme që ka rëndësi është që të mund të punoni sëbashku në vazhdim. Pa marrë parasysh se cilat janë diferencat tuaja personale, ato nuk duhet të ndikojnë në marrëdhënien tuaj në punë.

Akrepi – Keni të drejtë kur mendoni se e dini cila është më e mira për njerëzit e tjerë, por nuk keni të drejtën t’i detyroni të bëjnë diçka. Këtë duhet ta kuptoni sot, ose mund të përfundoni duke u përplasur me njerëz të ndryshëm.

Shigjetari – Me nisjen e javës së re keni shumë për t’i thënë vetes. Por duhet të siguroheni që ia thoni në mënyrën e duhur. Duhet të jeni sa më pozitivë edhe me veten tuaj. Duhet të inspiroheni jo të tmerroheni.

Bricjapi – Nëse ju duhet të merrni vendime të vështira për t’i dhënë fund një situatë që ju ka mbajtur të mbërthyer për shumë kohë, merrini ato. Do të ketë nga ata që nuk do të jenë të kënaqur, por në fund të gjithë do ta kuptojnë se keni marrë vendimet e duhura.

Ujori – Marsi në shenjën tuaj ju jep guximin por mos e teproni duke rrezikuar shumë. Mos refuzoni të dëgjoni zërin tuaj të brendshëm, atë të cilin i di të gjitha përgjigjet.

Peshqit – Nëse nuk ndiheni rehat aty ku jeni, atëherë ngrihuni dhe largohuni. Asgjë nuk ju ndalon dhe askush nuk do mendojë keq për ju vetëm sepse do të mendoni ndryshim në skenar. /tvklan.al