Horoskopi 5 Nëntor 2019

Posta

Horoskopi 5 Nëntor 2019

08:54 05/11/2019

Dashi – Nisje e mirë me udhëtimet dhe aktivitetet sociale. Por mund t’ju duhet të bëni më shumë për të ndihmuar një shok për të arritur atje ku ai dëshiron. Nevojat e tyre duket se janë shumë më të mëdha edhe se tuajat, kështu që bëhuni gati të sakrifikoni.  

Demi – Ajo që dukej një situatë e vështirë dje, nuk duket e tillë sot, ndërsa nesër do të jetë harruar. Herën tjetër përpiqu të mos e lejosh veten të ndikohet nga opinioni i njerëzve të tjerë.

Binjakët – Që tani duhet të jetë e qartë që keni punuar shumë fort që të përfitojnë edhe të tjerët. Po, ju bëni punë më të mirë nga sa ata munden, por ky nuk është një justifikim që ata të bëjnë më pak.

Gaforrja – Entuziazmi juaj mund të marrë një goditje në 24 orët e ardhshme, por kjo nuk është shumë e rëndësishme. Të gjithë kanë ditë të mira dhe të këqija.

Luani – Mos lejoni që një pengesë e vogël t’ju nxjerrë nga rruga. Ende jeni shumë përpara rivalëve pothuajse në çdo front, kështu që edhe nëse diçka shkon keq, nuk do të bëjë shumë ndryshim. Ju jeni një kampion.

Virgjëresha – A jeni i/e kënaqur me jetën tuaj? Duhet të jeni, pasi keni shumë mundësi zgjedhjeje dhe problemi juaj është vetëm të vendosni. Mendoni për këtë, 99% e popullsisë së botës do të ishin të lumtur të ndërronin vendet me ty.

Peshorja – Ju jeni në mes të një maratone për tek shumë gjëra të mira, dhe këshilloheni të jepni maksimumin tuaj. Një apo dy gjëra nuk do të funksionojnë ashtu siç ju e keni parashikuar, por në tablonë më të gjerë ato janë krejt të parëndësishme.

Akrepi – Nuk do të fitoni asgjë duke theksuar se një vendim financiar që keni marrë kohët e fundit nuk ishte asgjë më shumë se katastrofë. Në vend të kësaj analizoni me vëmendje se çfarë ka ndodhur dhe nxirrni mësimet e duhura. Herën tjetër do të bëni tepër më mirë.

Shigjetari – Do të dëgjoni dhe shikoni gjëra të çuditshme tek personat me të cilët do të takoheni për punë sot. Bëjuani të qartë që në fillim se nuk jeni në humor për të bërë lojëra.

Bricjapi – Jeni përpjekur shumë kohët e fundit dhe progresi që keni bërë ka qenë spektakolar. Por nëse nuk ngadalësoheni për t’i dhënë kohë rikuperimi trupit dhe mendjes, rrezikoni një kolaps po aq spektakolar.

Ujori – Nëse diçka që pak ditë më parë dukej e thjeshtë ndërsa tani duket spektakolare, arsyeja është se në mendjen tuaj ju i keni shtuar shumë gjëra asaj. Rikthehuni tek baza dhe fokusohuni në çështjen kryesore.

Peshqit – Ju keni një kraharor tek i cili të tjerët mund të mbështeten dhe të rrëfehen. Ndihmojini nëse mundeni, por mos u ndjeni të detyruar ta bëni këtë. /tvklan.al


Reklama
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
UKT

Grupi