Dashi- Do të jeni shumë energjikë dhe do kërkoni përgjegjësi të reja në punë. Gjatë ditës do të keni një shqetësim, por nuk do ta kuptoni se nga ju vjen. Do të jeni në ankth, por nuk duhet të shqetësoheni.

Demi- Një ditë pozitive do jetë kjo e sotmja për të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje.  Do të jeni të përqendruar në punë dhe për sa i përket çështjeve financiare gjithçka do të jetë në favorin tuaj.

Binjakët- Një ditë me emocione të përziera do të jetë kjo e hënë për ju. Në mëngjes do të jeni të lodhur, por në mbrëmje energjik do të doni që dita të mos mbarojë kurrë. Një ditë me fat dhe për të dashuruarit.

Gaforrja- Për sa i përket çështjeve financiare do keni fat, pasi xhepat tuaj do të jenë plot sot. Por probleme do të ketë për marrëdhënien në çift, pasi mund të keni një debat me partnerin.

Luani- Një vendim shumë të rëndësishëm do të merrni sot, ndaj duhet që të keni kujdes para se të vendosni. Për sa i përket çështjeve financiare duhet të tregoni shumë kujdes. Do të merrni disa lajme të mira sot.

Virgjëresha-  Një ditë efikase do jetë kjo e hënë për ju. Do të arrini që të mbyllni në kohë detyrat që u janë caktuar dhe në mbrëmje do të kaloni momente të lumtura me familjen. Një lajm i mirë do t’iu gëzojë shumë.

Peshorja– Sot do të mbivlerësoni veten për shkak se do të jeni në gjendje që të merrni një vendim me rëndësi duke përdorur intuitën dhe do të rezultojë një zgjedhje e suksesshme. Në punë do merrni një lajm të keq.

Akrepi- Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar ditët e fundit do të rishfaqet sërish. Duhet të tregoheni të kujdesshëm dhe të merrni vendimet e duhura. Në punë do të jetë një ditë pa probleme.

Shigjetari- Duhet të keni shumë kujdes. Dikush do t’iu tregojë se çfarë flasin miqtë për ju, por para se të veproni verifikoni faktet e thëna prej tij. Për sa i përket punës, do të merrni një lajm të mirë nga drejtuesit.

Bricjapi- Një vendim të rëndësishëm do të merrni sot dhe duhet të tregoni shumë kujdes para se të vendosni. Do të merrni një lajm, i cili do t’iu gëzojë shumë. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura.

Ujori- Për sa i përket çështjeve financiare, të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje do të kenë një ditë të vështirë. Në punë nuk do të gjeni bashkëpunimin e kolegëve dhe do të ndiheni shumë të lodhur.

Peshqit- Një ditë për t’u harruar është kjo e hënë për ju. Një problem i madh do t’iu shqetësojë dhe gjatë gjithë ditës do të rrethoheni nga një atmosferë negative. Por në mbrëmje situata do të ndryshojë./tvklan.al