Dashi – Jeni në kërkim të aventurave dhe doni me patjetër të dilni na rutina që jeni përfshirë. Ndarja ju ka bërë ti kuptoni gjërat më mirë dhe ti shikoni me një sy tjetër. Është koha që të hidhni gjithçka pas krahëve dhe të nisni një fillim të ri. Miqtë do të jenë pranë jush në çdo moment.

Demi – Nëse jeni i fokusuar në një objektiv, mund të gjeni një mënyrë për të larguar pengesat. Me vullnet dhe këmbëngulje do arrini t’ja dilni mbanë. Mos u frikësoni dhe mos hiqni dorë. Në mbrëmje do të merrni një telefonatë nga një person që mendonit se ju kishte harruar.

Binjakët – Përgatituni, pasi çështjet e zemrës do të jenë të pranishme gjatë gjithë ditës. Një takim do ju bëjë të ndiheni e veçantë. Ju përgatituni për çdo gjë, mund të ketë një keqkuptim mes jush, prandaj mundohuni të shmangni përplasjet.

Gaforrja –Sot të kaloni një ditë të vështirë dhe shumë stresuese. Një person do të prishë të gjithë ditën tuaj dhe mendimet do të shpërqendrohen. Një zënkë e vogël do të baht shkak që e gjithë dita juaj të kalojë nën tension. Bëni mirë të largoheni në një vend të qetë dhe të qetësoheni.

Luani –Kjo nuk është një ditë e mirë për të bërë bisedime për një punë të re. Ndoshta ju nuk jeni ende gati për të bërë lëvizjen e duhur. Rrini në shtëpi, lexoni diçka dhe pushoni. Keni shumë nevojë të qetësoheni.

Virgjëresha –Do të keni disa probleme të vogla financiare. Por mos u shqetësoni edhe pse të afërmit tuaj ja u kujtojnë çdo ditë gjendjen tuaj ekonomike. Shumë shpejt gjërat kanë për të gjetur zgjidhje dhe ju do të ktheheni në gjendjen e mëparshme kur nuk hasnit asnjë problem të tillë.

Peshorja – Stresi në punë do ju shkaktojë shqetësime brenda marrëdhënieve tuaja sot. Mundohuni të jeni objektivë Shmangni grindjet ku mund të thoni gjërat që do të pendoheni. Mos lejoni që kjo situatë e përkohshme të marrë më të mirën prej jush.

Akrepi – Do të keni shumë dhe kjo do ju bëjë që të jeni gjatë gjithë ditës të stresuar dhe në presion. Mos e humbisni toruan, merrni gjërat me qetësi. Kjo nuk është një ditë e mirë për të filluar projekte ose për t’u angazhuar në diskutime të rëndësishme. Në mbrëmje qëndroni në shtëpi dhe pushoni nëse mundet.

Shigjetari – Sot për ju do të lindë një ndjenjë e bukur dashurie. Një njeri do të afrohet pranë jush dhe kjo do ju bëjë të ndiheni plot emocione të bukura dhe gati për të bërë ndryshime. Merrni gjërat me qetësi.

Bricjapi – Zhvillimet e papritura mund të ndërhyjnë në familjen tuaj dhe do ju prishin gjithë planet që kishin për në mbrëmje. Edhe pse ju do të bëni të pamundurën për ti shmangur të gjitha telashet që do ju dalin përpara, ju nuk do të mund të triumfoni.

Ujori –Sot do të merrni shumë lajmet ku nuk do të mungojë edhe ato që do ju mërzisin. Por nëse do të dëgjoni këshillën e mikut tuaj më të mirë, ju do ta përballoni me shumë maturi të gjitha sfidat që do ju vihen përpara.

Peshqit – Megjithëse çështjet e biznesit dhe parave vazhdojnë të shkojnë mirë, disa lajme shqetësuese për financat tuaja do ju prishin humorin. Bëni mirë të kërkoni llogari personave që kanë menaxhuar të ardhurat tuaj. Nëse dikush ju kërkon një hua, është momenti për të thënë jo.

/tvklan.al