Dashi – Shëndeti mbetet i mirë. Eksploroni mundësi të reja investimesh që vijnë sot, por angazhoni veten vetëm pasi të keni studiuar qëndrueshmërinë e këtyre projekteve.

Demi – Sot do të merrni një surprizë të bukur nga partneri juaj. Dita do të sjellë aromën e trëndafilave rreth jush. Gëzoni ekstazën e dashurisë që ofron fati. Gjërat duken pozitive edhe në punë.

Binjakët – Kohët e fundit jeta juaj personale ka qenë fokusi i vëmendjes së disa personave të cilët nuk janë miqtë tuaj më të mirë. Problemet në pritje duhet të zgjidhen së shpejti dhe ju e dini se duhet të filloni diku, fillimisht duke menduar pozitivisht.

Gaforrja – Parashikohet një ditë e lodhshme dhe stresuese në punë. Më shumë ju lodh energjia negative që përcjellin persona të caktuar. Mënyra më e mirë është që t’i shmangni këta persona.

Luani –Mundohuni të mos e lini pas dore kujdesin për veten, sidomos nëse së fundmi nuk keni pushuar mjaftueshëm. Sa i përket ndjenjave, një takim special do t’iu bëjë nervoz, por mos merrni vendime të nxituara.

Virgjëresha – Duhet të minimizoni shpenzimet tuaja, sidomos nëse gjatë javëve të fundit keni bërë investime të rëndësishme për karrierën tuaj. Jeni gjithmonë të organizuar dhe autoritar, por duhet të ndani përgjegjësitë dhe tek bashkëpunëtorët tuaj.

Peshorja – Sot ju ndiheni të relaksuar dhe në humor të duhur për të shijuar ditën. Investimet janë të rekomanduara, por kërkoni këshilla të përshtatshme. Sot do të jeni në qendër të vëmendjes dhe suksesi është i parashikuar.

Akrepi – Kohët e fundit keni pasur dyshime dhe kjo gjë edhe për shkak të disa konfirmimeve të cilat po vonojnë në vendin e punës. Mos jini shumë autokritik, pasi ndonëse bëhet fjalë për një periudhë të lodhshme, do të arrini rezultate të rëndësishme.

Shigjetari – Parashikohen ditë interesante për të rivlerësuar një raport, sidomos nëse gjatë muajve të fundit keni qenë mjaft konfuz nga pikëpamja sentimentale. Kjo e mërkurë do ju gjejë më të drejtpërdrejtë dhe skeptikë.

Bricjapi – Kontrolloni gjuhën dhe tonin e zërit në një aferë dashurie pasi mund t’ju hapë shumë probleme. Ne çështjet financiare nuk jeni shumë i favorizuar për momentin, por faza e vështirë do të jetë kalimtare.

Ujori – Kjo është një periudhë e cila ju sheh më të fortë, më aktiv dhe me më shumë ndikim në vendin e punës. Parashikohen objektiva të rëndësishëm, por duhet të mbani parasysh vonesa të vogla të cilat mund t’iu bllokojnë.

Peshqit – Shëndeti juaj ka nevojë për shumë kujdes. Mos prisni që gjërat të ndodhin, por dilni dhe kërkoni për mundësi të reja. Nëse planifikoni udhëtime, sigurohuni që të mbani të gjitha dokumentet e rëndësishme me vete.

/tvklan.al