Dashi – Duket sikur ju është krijuar bindja se jeta është e padrejtë me ju dhe se nuk po merrni sa meritoni. Kjo nuk është e vërtetë. Bëni çfarë duhet për të rikthyer buzëqeshjen në fytyrën tuaj dhe punoni që të arrini ato që doni.

Demi – Sot do të përballeni me sfida të mëdha, por ju nuk jeni ndër ata persona që thyhen përballët presionit. Nëse të tjerët do të përpiqen t’ju imponojnë dëshirat e tyre, do të pendohen.

Binjakët – Mos harxhoni kohë duke menduar nëse zgjedhjet tuaja do të vlerësohen si të drejta apo të gabuara nga të tjerët. Nëse gjëja që bëni është ajo që ju duhet, atëherë ajo është e drejtë.

Gaforrja – Diçka e mirë do të ndodhë në jetën tuaj. Aventurat kreative dhe artistike janë të arritshme në këtë kohë. Ndiqni ëndrrat tuaja dhe mos ndaloni vetëm se të tjerët nuk mund të mbajnë ritmin.

Luani – Do të dëgjoni shumë rreth një shoku sot. Ndoshta më shumë se sa dëshironi. Jini të durueshëm pasi kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni shumë gjëra që ndodhin rreth jush.

Virgjëresha – Sa më shumë të lëvizni sot aq më shumë gjasa ka që të përfitoni. Fati do ju sjellë në jetën tuaj dikë që e shikon botën nga një perspektivë krejt tjetër. Shijoni pamjen.

Peshorja – Ndikimi i Mërkurit do ju bëjë të hapni mendjen përballë disa ideve që më parë nuk e dinit as se ekzistonin. Pa marrë parasysh moshën tuaj, nuk është kurrë vonë për të mësuar gjëra të reja rreth jetës.

Akrepi – Kohët e fundit mund të jeni ndjerë i pafuqishëm përballë forcave që i shikoni si shumë të forta për t’i kundërshtuar. Në 24 orët e ardhshme do të shikoni rrugë të reja që mund t’ju çojnë tek fitorja.

Shigjetari – Nuk do të hezitoni t’i shkoni në ndihmë dikujt në  nevojë dhe kjo gatishmëri nuk do të kalojë pa u vënë re. Por, nëse vërtetë doni të bëni diferencën në botë, ju duhet të bashkoni forcat me ata që ndajnë të njëjtat shqetësime me ju.

Bricjapi – Qëllimet dhe ambiciet tuaja kanë ndryshuar në shumë mënyra sëfundmi dhe me ndikimin e Mërkurit parashikohet të ndryshojnë sërish deri në fundjavë. Ndoshta edhe mund të riktheheni aty ku e keni nisur.

Ujori – Disa prej gjërave pas të cilave ishit shumë i pasionuar dikur tashmë nuk ju interesojnë më, por nuk ka asgjë për tu shqetësuar. Gjithkush ndryshon me kalimin e kohës, edhe ata si ju që duken të palëkundur.

Peshqit – Ajo që mendoni se besoni mund të ndryshojë në ditët e ardhshme dhe mund të surprizoheni kur të zbuloni se disa prej pikëpamjeve tuaja të reja do të përplasen me atë që ju besoni se jeni. Kjo është një mundësi e artë për të rizbuluar veten. Mos e shpërdoroni./tvklan.al