Dashi-Sot do të arrini në përfundimin që keni dashur gjithmonë. Duhet të shikoni mundësitë që ju ofron e ardhshmja në marrëdhënien aktuale. Universi do t’ju ndihmojë që të merrni vendimin e duhur.

Demi-Dita e sotme do të jetë pika e njohjes së një procesi ku keni qenë duke lëvizur shpesh. Gjithashtu do të nisni një marrëdhënie të re. A mund të jetë kjo nisja e një procesi të ri? Pyetja do të marrë përgjigje me kalimin e kohës.

Binjakët-Pse mendoni se gjërat do të shkatërrohen kur ju nuk keni hedhur ende hapin e parë. Energjia aktuale e planeteve inkurajon që të hidhni hapin e parë dhe të mos dyshoni tek vetja. Nuk keni asgjë për të humbur duke parë rrethanat se ku jeni tani.

Gaforrja-Ndryshimi është një gjë e shpeshtë tek ju. Por sot do të kuptoni se ngadalësia dhe progresi i avashtë është i nevojshëm për marrëdhëniet. Duhet që të jeni më të hapur.

Luani-Duhet që të zbuloni një dhuratë speciale të fshehur në marrëdhënien aktuale. Nuk jeni të sigurtë nëse doni ta dini apo jo. Sidoqoftë sa më shumë ta vononi aq më shumë keni për t’u penduar.

Virgjëresha-Mund të ndiheni sikur keni qenë duke përballuar mjaft sfida. Sot do të keni një këndvështrim të ri për gjërat. Jeni gati që të bëni ndryshimet e duhura në marrëdhënien në çift.

Peshorja-Disa ditë përbëhen nga momente të veçanta. Kjo është një prej atyre ditëve. Nuk duhet që të mbani mëri ndaj personit të zemrës. duhet që të ndryshoni mënyrën e qëndrimit, pa përmendur faktin se jeni pak posesivë.

Akrepi-Mund të ndjeni sikur ditët e fundit janë turbulluese. Keni për tu menduar shumë dhe nuk dini si të ndryshoni qëndrimin. Vetëm pushimet mund t’ju shpëtojnë nga këto situata.

Shigjetari-Keni pasur shumë probleme në marrëdhënien në çift. Duhet që të përgatiteni për procesin tjetër që të kaloni në fazën tjetër. E sotmja do të jetë një ditë plot pozitivitet. Ecni përpara me vendosmëri.

Bricjapi-Keni qenë të vetëdijshëm për një ndryshim në jetën tuaj. E sotmja është një nga ato ditë kur keni nevojë që të shikoni pak më afër për atë që duhet për t’u transformuar. Lidhjet po ndryshojnë vazhdimisht. Kështu po ndodh edhe me ju.

Ujori-I frikësoheni më së shumti ndonjë devijimi nga normat që keni vendosur ose nga vonesat. Do t’ju kërkohet që të merrni një vendim të fortë për pjesën sentimentale.

Peshqit-Do ta mbani mend gjatë këtë ditë. Do të kuptoni shumë shpejt që një person i ri ka për të hyrë  në jetën tuaj. Përdoreni këtë energji pozitive për të ecur përpara./tvklan.al