Dashi – Do i përkushtoheni mjaft partnerit tuaj gjatë kësaj dite dhe gjithçka do shkojë më së miri me personin që keni në krah. Në planin financiar duhet me patjetër të bëni një riorganizim të situatës.

Demi – Do jeni shumë të stresuar gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar. Perspektivat materiale fatmirësisht janë të mira.

Binjakët – Do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit sot dhe ka mundësi t’i bëni disa premtime atij. Nga ana tjetër duhet të vazhdoni të tregoheni sa më realistë. Financat do jenë goxha të ekuilibruara.

Gaforrja – Sot edhe do doni një lidhje të qëndrueshme edhe do veproni sipas kokës suaj. Kujdes sepse partnerit mund t’i humbasë durimi. Në planin financiar do jetë ditë dinamike dhe aspak problematike.

Luani – Do jeni të hapur ndaj partnerit tuaj sot dhe do flisni me të edhe për temat më delikate. Më në fund do ju jepni zgjidhje disa heshtjeve që ju mundonin prej kohësh. Në planin financiar do jeni luftarakë dhe plot energji. Do e stabilizoni shpejt situatën dhe do jeni të qetë.

Virgjëresha – Ditë e përshtatshme kjo e sotmja për të marrë vendime të rëndësishme mbi jetën në çift. Do keni një komunikim të mirë me partnerin dhe do pranoni çdo mendim të tij. Nëse doni që financat të përmirësohen së pari duhet të hiqni dorë nga shpenzimet e tejskajshme.

Peshorja – Mos e lëndoni partnerin tuaj duke i kujtuar disa gabime të së kaluarës sepse pas njëfarë kohe do pendoheni dhe do vuani për gjestet që keni bërë. Në planin financiar do mbizotërojë gjatë gjithë kohës ekuilibri. Do jeni të qetë edhe kur të shpenzoni.

Akrepi – Yjet do kenë ndikim të drejtpërdrejtë sot në jetën tuaj në çift. Do ju duhet të merrni disa vendime të cilat nuk do jenë të thjeshta, por që do ua ndryshojnë tërësisht të ardhmen. Në planin financiar rekomandohet sa më tepër maturi dhe kujdes.

Shigjetari – Do keni një ditë të mrekullueshme gjatë kësaj dite dhe do ndiheni mjaft mirë pranë partnerit tuaj. Në planin financiar do keni disa vështirësi të vogla, por që me pak durim mund t’i kaloni shpejt.

Bricjapi – Në dashuri do jeni shumë të qartë për atë që doni të bëni dhe do hidhni hapat e duhur. Partneri do jetë dakord me çdo vendim tuajin. Venusi do ua mbrojë financat më së miri. Nuk do keni as më të voglin shqetësim për këtë sektor.

Ujori – Në çift do kaloni momente të mrekullueshme të cilat nuk do i harroni për gjithë jetën. Në planin financiar fatmirësisht do keni mbështetjen e Jupiterit dhe situata do vijë duke u përmirësuar.

Peshqit – Mos kërkoni nga partneri gjëra të pamundura sepse do e lëndoni mjaft atë. Tregohuni sa më realiste që të mundeni. Në planin financiar do keni vështirësi pa fund dhe kjo do ju mërzitë shumë. Kërkoni sa më parë ndihmën e ndonjë specialisti.

/tvklan.al