Dashi – Udhëzuesi juaj, Marsi, do ju nxisë të jeni këmbëngulës me nisjen e javës dhe kjo është diçka e mirë. Duhet të përpiqeni më shumë për interesat tuaja nga sa keni bërë së fundmi.

Demi – Mos u shqetësoni shumë nëse ju duket se keni humbur rrugën, pasi me lëvizjen e Mërkurit drejt shenjës suaj, do të viheni në krye të punëve sërish. Ajo që e shikoni si një problem të madh, do të rezultojë se ka një zgjidhje të lehtë.

Binjakët – Marsi mbetet në shenjën tuaj deri në mes të javës tjetër, kështu që shfrytëzojeni. Vendosni cilat prej ambicieve tuaja kanë më tepër rëndësi për ju. Realizojini tani.

Gaforrja – Relaksohuni dhe merreni shtruar. Mund të ketë një dyzinë gjëra që mendoni se duhet të bëni, por asgjë nuk është më e rëndësishme se trupi juaj dhe një mendje që punon mirë.

Luani – Ju nuk jeni përgjegjës për çfarë ndodh në botë, kështu që mjaft u shqetësuar për gjithçka që shkon keq përreth. Përpiquni të shijoni jetën.

Virgjëresha – Thoni gjithçka keni për të thënë sot, por thuajeni në një mënyrë që nuk vret personat që po dëgjojnë fjalët tuaja. Herë pas here jeni shumë kritikë, kështu që përpiquni të shikoni edhe anët e tyre të mira.

Peshorja – Mund të jeni i paduruar, por ka diçka për të cilën duhet të kujdeseni në shtëpi. Nëse nuk e bëni, kjo do t’ju bezdisë të gjithë javën. Fokusohuni në punën që keni për të bërë dhe bëjeni.

Akrepi – A e keni vetëbesimin për të marrë kontrollin e situatës e cila po del jashtë kontrollit dhe të shfaqni aftësi lidershipi për të rivënë gjithçka në shina? Sigurisht që e keni. Jini vendimtarë.

Shigjetari – Ditët në vijim do të viheni përballë disa njerëzve energjikë, dhe mundësia që të prisheni me ta nuk ka qenë kurrë më e madhe. Tani që e dini këtë duhet të jeni më pak konfrontues.

Bricjapi – Duhet të përpiqeni më shumë të arrini objektivin tuaj. Shpesh ju kaloni në opsionin automatik, por duhet të jeni më i fokusuar të jeni prezent në çdo moment që duhet të jeni vendimtar.

Ujori – Ju mund të jeni njeri që preferon të falë dhe të harrojë, por sot universi do të kërkojë nga ju që të vini përballë të gabuarat me të drejtat. Disa gjëra janë shumë të rëndësishme për t’u harruar, edhe nëse kjo nënkupton të kalosh keq me dikë që doni.

Peshqit – Edhe nëse pyetjet që do të bëni përgjatë 24 orëve të ardhshme janë të thjeshta, ka pak mundësi të merrni përgjigje. A do të thotë kjo se njerëzit po përpiqen të mashtrojnë veten? Ndoshta, por mbase janë thjeshtë konfuzë. /tvklan.al