Dashi-Sot do të rrethoheni nga ndjesi pozitive. Gjërat janë nën kontroll. Mund të planifikoni nisjen e një biznesi të ri. Nuk përjashtohet mundësia që të keni ndryshime pozitive edhe në jetën sentimentale.

Demi-Në punë do të shkëlqeni sot. Marrëdhënia e mirë me eprorët mund të bëjë që të keni rritje në detyrë. Problemet shëndetësore do t’i përkasin të shkuarës, ashtu sikurse edhe përplasjet që mund të keni pasur në shtëpi. Ata që janë në kërkim të një pune, mund të marrin lajme të mira.

Binjakët-Do të keni një ditë të ngjeshur, sidomos nëse keni fëmijë për t’u kujdesur. Lajme të mira do të ketë edhe për ata që janë në kërkim të dashurisë.

Gaforrja-Sot mund të ndiheni të pakënaqur me një investim të bërë dhe kjo mund t’ju krijojë shqetësim. Është ide e mirë që nëse kishin në plan për të bërë ndryshime në shtëpi, t’i shtyni.

Luani-Dita e sotme do të jetë tejet e ngarkuar në punë, por nuk do t’ju mungojë ndihma. Mundësi të reja ju presin, ndërsa në shtëpi do të keni një përmirësim të marrëdhënies me partnerin.

Virgjëresha-Sot do t’i dedikoheni familjes dhe do ta shijoni kohën me ta. Do të merrni lajme të mira që lidhen me situatën financiare. Në aspektin social, statusi juaj do të pësojë rritje.

Peshorja-Durimi do t’ju shtohet edhe më shumë ditën e sotme, sidomos në punë. Megjithatë bëni kujdes dhe ruani ekuilibrat, pasi mund ta gjeni veten të tejmbushur me emocione të panevojshme. Sa i përket parave, tregohuni disi me dorështrënguar.

Akrepi-Do të ndiheni të lodhur dhe pa energji sot. Më e mira që mund të bëni është që çdo punë e cila kërkon shpejtësi ta shtyni për në ditët në vijim. Edhe në aspektin sentimental, mos u nxitoni me vendimet që do të merrni.

Shigjetari-Marrëdhënia e mirë me kolegët do të jetë sot një faktor i rëndësishëm për të përmbushur detyrat që keni marrë përsipër. Lajme të mira do të keni sa i përket aspektit financiar.

Bricjapi-Do të jeni të bekuar nga Hëna sot. Puna e palodhur mund t’ju shpërblehet me pozicion e para. Do të zhvilloni takime të rëndësishme, të cilat do të sjellin një kapitull të ri në jetën tuaj.

Ujori-Sot do të ndiheni të gëzuar, disa gjëra po shkojnë shumë mirë. Nëse e ndjeni që duhet të ndihmoni ata që kanë më shumë nevojë mos u kurseni. Kjo do t’ju bëjë të ndiheni edhe më mirë me veten.

Peshqit-Kjo nuk është dita më e favorshme për ndryshime, apo punë që kërkojnë përqendrim e energji. Do të ndiheni të lodhur dhe të pakënaqur me çfarë ju rrethon. Është situatë kalimtare, duhet vetëm të bëni durim./tvklan.al