Dashi-Do të merrni një lajm me rëndësi të madhe, që do t’ju japë mundësinë që më në fund të qetësoheni në çdo aspekt. Nëse jeni beqarë, do të mund të bëni një njohje të re.

Demi-Ju dhe partneri juaj aktual apo potencial mund ta gjeni veten në një hapësirë të çuditshme sot. Komunikimi mund të jetë i vagullt dhe lehtësisht i keq-interpretueshëm kështu që zgjidhni mirë fjalët.

Binjakët-Ndikimi pozitiv i Hënës, do ju ndihmojë në zgjidhjen e problemeve të mëdha. Humori do të jetë i luhatur, për shkak të pranisë së disa tensioneve në punë, familje dhe dashuri. Do të ndiheni në siklet, për shkak se nuk po merrni një përgjigje lidhur me një projekt që e prisni prej kohësh.

Gaforrja-Relaksohuni dhe merreni shtruar. Mund të ketë një duzinë gjëra që mendoni se duhet të bëni, por asgjë nuk është më e rëndësishme se trupi juaj dhe një mendje që punon mirë.

Luani-Dita e sotme do të jetë tejet e ngarkuar në punë, por nuk do t’ju mungojë ndihma. Mundësi të reja ju presin, ndërsa në shtëpi do të keni një përmirësim të marrëdhënies me partnerin.

Virgjëresha-Shumë pozitive do të jetë kjo ditë për ju, sidomos nëse jeni profesionistë të lirë, sepse do të fitoni më shumë dhe vuajtjet e periudhës së fundit do të marrin fund.

Peshorja-Sot mund ta kuptoni se paraja ka rëndësi. Kjo mund t’ju bëjë të stresuar dhe nervozë sepse ju jeni plotësisht i aftë të merrni me financat tuja dhe kjo nuk është diçka e zakonshme për ju. Kërkoni ndihmë, ose nëse nuk keni gjë urgjente prisni një ditë a dy.

Akrepi-Në këtë periudhë do të ndjeni një tërheqje të fortë për ata persona që janë të fortë dhe tërheqës mendërisht. Këshillohet që gjatë kësaj fundjave të pushoni dhe të riorganizoni idetë.

Shigjetari-Ditët në vijim do të viheni përballë disa njerëzve energjikë, dhe mundësia që të prisheni me ta nuk ka qenë kurrë më e madhe. Tani që e dini këtë duhet të jeni më pak konfrontues.

Bricjapi-Do të jeni të bekuar nga Hëna sot. Puna e palodhur mund t’ju shpërblehet me pozicion e para. Do të zhvilloni takime të rëndësishme, të cilat do të sjellin një kapitull të ri në jetën tuaj.

Ujori-Kjo ditë do të jetë mjaft e qetë dhe nuk do të ketë zhvillime të mëdha. Duhet të tregoni kujdes të posaçëm ndaj debulesës fizike.

Peshqit-Edhe nëse pyetjet që do të bëni përgjatë 24 orëve të ardhshme janë të thjeshta, ka pak mundësi të merrni përgjigje. A do të thotë kjo se njerëzit po përpiqen të mashtrojnë veten? Ndoshta, por mbase janë thjeshtë konfuzë. /tvklan.al