Dashi – Më në fund Afërdita e ka mbyllur ciklin negativ e rikthehet t’ju sjellë qetësinë shpirtërore dhe stimuj të rinj në planin sentimental. Ndërsa në planin ekonomik ka një rënie të lehtë.

Demi – Nuk ka ndryshime shumë të mëdha në shenjën tuaj gjatë ditës së sotme, ku në përgjithësi do të jeni të orientuar në planin profesional. Merkuri ndikon pozitivisht për gjendjen psikofizike.

Binjakët – Në raportin në çift, yjet do të nxisin një marrëdhënie romantike. Ndërsa në aspektin profesional do të përfundoni me sukses iniciativat që kishit ndërmarrë dhe do të nisni të tjera.

Gaforrja– Mund të keni disa keqkuptime të vogla në marrëdhënien tuaj në çift, por në këtë mënyrë do të mund të sqaroni gjithçka. Në punë gjërat janë pozitive dhe do të merrni kënaqësinë që meritoni.

Luani – Jepini hapësirë jetës private edhe nëse jeni plot me angazhime. Në këtë mënyrë mund të zgjidhni keqkuptimet me partnerin. Në aspektin profesional po kërkoni stimulime të reja për të bërë një hap përpara në karrierë, por kujdes, mos bëni gjëra të sforcuara.

Virgjëresha – Do të jetë një ditë e përsosur për ju, do të keni zgjidhje të shkëlqyera në fushën sentimentale. Në punë do të keni shanse për sukses dhe me pak fat do të kryeni më mirë disa iniciativa që keni marrë.

Peshorja – Sot mund të tundoheni dhe mund të keni mendime të tjera në mendje për një histori dashurie. Do të kërkoni ndryshime, por këshillohet që më mirë të prisni. Në aspektin profesional ju presin të reja të rëndësishme, besoni në instiktet tuaja.

Akrepi – Vazhdon monumenti juaj, pasi të gjithë yjet janë rreshtuar në krahun tuaj dhe, kuptohet, kur nuk keni kundërshtarë nuk ka se kush t’ju pengojë më. Dashuria do të jetë disi e përgjumur.

Shigjetari – Tregoni karakterin tuaj pozitiv dhe befasoni partnerin/en me ide bindëse. Kurse në aspektin profesional gjërat mund të mos shkojnë siç i prisnit ju, por mos u shqetësoni sepse nesër do të jetë më mirë.

Bricjapi – Në dashuri gjërat nuk do të jenë të favorshme për ju sot. Një takim që do t’ju dalë papritur mund t’ju prishë ditën. Ndërsa në punë, gjithçka do të shkojë pa probleme dhe do të arrini objektiva të reja.

Ujori – Mos e mundoni partnerin/en me tekat tuaja, sepse mund të lodhet. Nëse i prekni pikat e dobëta, mund të jetë edhe më keq. Në punë do të përballeni me disa vështirësi të cilat duhet t’i kapërceni, por mos u dorëzoni dhe vazhdoni përpara.

Peshqit – Nuk do t’ju mungojnë aspak stimujt yjorë nga të gjitha anët, por një farë plogështie ju ka kapluar dhe e keni të vështirë të rifitoni ritmet e zakonshme tuajat. Dikush ju vëzhgon në distancë. /

tvklan.al