Dashi-Do të përpiqeni t’u impononi të tjerëve ato që ju besoni, por nuk do t’ia dilni. Më mirë bëhuni një shembull që të tjerët t’ju ndjekin. Çelësi është që t’i fitoni betejat me mençuri. Ka njerëz që nuk ndryshojnë derisa u ndodh diçka që përmbys parimet e tyre themelore.

Demi-Sa më shumë t’ju flasë dikush sot, aq më kujdesshëm duhet t’i hetoni pretendimet e tyre. Mos u budallallepsni nga fjalët e shumta.

Binjakët-Në raportin në çift, yjet do të nxisin një marrëdhënie romantike. Ndërsa në aspektin profesional do të përfundoni me sukses iniciativat që kishit ndërmarrë dhe do të nisni të tjera.

Gaforrja-Në marrëdhënien në çift ka shumë stres. Megjithatë jeni përpjekur që t’i shprehni të gjitha. Do të ketë një përballje që do çlirojë të gjithë këtë tension. Pastaj do të merrni një vendim të rëndësishëm sa i përket progresit të marrëdhënies.

Luani-Ajo që tani ju duket diçka me rëndësi të pabesueshme, pas disa muajsh do t’ju duket fare e parëndësishme. Kujdes me kërkesat që keni ndaj miqve dhe të dashurve tuaj. Është shumë e vërtetë që ju jeni super të ngarkuar, por edhe ata kanë gjërat e tyre.

Virgjëresha-Nuk mund të zgjidhni të fshiheni nga problemet. Nëse e provoni kjo vetëm do t’i bëjë më të mëdha problemet. Mënyra e vetme me të cilën mund t’i zgjidhni është të përfshiheni menjëherë.

Peshorja-Sot mund të tundoheni dhe mund të keni mendime të tjera në mendje për një histori dashurie. Do të kërkoni ndryshime, por këshillohet që më mirë të prisni. Në aspektin profesional ju presin të reja të rëndësishme, besoni në instinktet tuaja.

Akrepi-Do të mundohuni të kënaqni partnerin/en me humorin tuaj. Por kjo nuk do të ndikojë aspak tek personi tjetër. Duhet të përdorni disa aftësi të tjera për ta tërhequr këtë person. Jini fleksibël që të kuptoni se cila është mënyra e duhur për të fituar zemrën e një personi.

Shigjetari-Duke e mbrojtur mirë pozicionin tuaj, nuk do t’u lini hapësira të tjerëve të cilët e lakmojnë shumë. Nëse dikush ju sfidon, mos e merrni personale. Trajtojeni si një mundësi për të mbrojtur më mirë pozitën tuaj.

Bricjapi-Duhet të shmangni bërjen e premtimeve që do ju shtyjnë poshtë, personalisht, profesionalisht apo financiarisht.

Ujori-Mos e mundoni partnerin/en me tekat tuaja, sepse mund të lodhet. Nëse i prekni pikat e dobëta, mund të jetë edhe më keq. Në punë do të përballeni me disa vështirësi të cilat duhet t’i kapërceni, por mos u dorëzoni dhe vazhdoni përpara.

Peshqit-Çdo person është unik dhe do ta eksplorojë veten në mënyrën më të plotë. Por partneri/ja jua ka kufizuar këtë gjë. do të jeni në gjendje të zgjidhni situatat shumë lehtë./tvklan.al