Dashi- Sot mund të shpenzoni shumë energji në punët dhe detyrat e zakonshme, pasi nuk do të dëshironi që ato t’ju varen mbi kokë dhe të ndërhyjnë në planet tuaja të mbrëmjes. Si rezultat, mund të ndiheni shumë të stresuar. Mundohuni ta kontrolloni atë dhe të shmangni acarimin tuaj me të tjerët. Mos harroni, do t’ju duhet të përballeni përsëri me këta njerëz.

Demi-Ju mund të jeni duke planifikuar ose duke u larguar për një pushim shumë të nevojshëm dhe ndiheni shumë të emocionuar për këtë. Planet tuaja do shkojnë pa probleme, ndaj jeni të prirur për të marrë gjithçka së bashku me disa defekte. Miqë që jetojnë larg jush mund t’ju kërkojnë të shkoni ti vizitoni, apo të planifikojnë të vijnë e t’ju vizitojnë vetë.  Fokusi juaj do të jetë në zgjerimin e horizonteve tuaja si fizike edhe mendore. Argëtohuni dhe mësoni nga eksperiencat.

Binjakët- Planet tuaja ambiciozemund t’ju kërkojnë t’i kushtoni më shumë vëmendje çëshjteve praktike, siç janë financat.  Kjo mbase mund t’ju zvarrisë pak, por nëse seriozisht doni të arrini të plotësoni planet tuaja, duhet bërë. Një mik, me shumë mundësi i gjinisë mashkullore, mund t’ju ndihmojë të kuptoni gjithçka. Mos u mundoni të bëni gjithçka menjëherë. Mendja juaj mund të mbingarkohet, gjë që mund t’ju dekurajojë. Merrini gjërat shtruar.

Gaforrja- Ditët në vijim premtojnë një kohë të ngarkuar së bashku me shoqërinë . Ju mund të organizoni një festë në shtëpinë tuaj. Mund të ndiheni presionin e kohës dhe të pyesni veten nëse do të jeni në gjendje të bëni gjithçka. Mos u shqetësoni. Gjithçka do të dalë në rregull. Miqtë ose anëtarët e familjes mund t’ju japin një dorë në këto punë. Në një moment, ju mund të merrni pjesë në një ngjarje sportive.

Luani- Niveli juaj i energjisë do të jetë i lartë sot, kështu që do të ndiheni të shqetësuar dhe do të kaloni pjesën më të madhe të kohës jashtë. Mund t’ju duhet të kryeni disa punë në shtëpi, por anëtarët e familjes duhet t’ju ndihmojnë dhe ju jeni të prirur t’i përfundoni të gjitha ato shpejt. Mund t’ju duhet edhe të merreni me disa dokumente nga puna, e kjo mund të jetë më e ngadalta nga të gjitha detyrat tuaja. Mos u stresoni, përpiquni t’i mbaroni e më pas të shijoni mbrëmjen.

Virgjëresha- Mund të prisni me padurim një mbrëmje me miqtë e ngushtë, ndoshta edhe një mbrëmje romantike me partnerin. Raste të tilla si ngjarje sportive, filma ose koncerte mund të jenë në axhendën tuaj. Aktivitetet që përfshijnë fëmijë janë gjithashtu të mundshme. Mos u habitni nëse jeni të prirur të uleni të qetë dhe të lini të tjerët të flasin. Ju mund të keni shumë gjëra në mendjen tuaj dhe duhet ta lini të ziejë për një kohë.

Peshorja- Anëtarët e familjes suaj mund të kalojnë pjesën më të madhe të kohës jashtë shtëpisë. Mund të përfitoni nga mungesa e të gjithëve për të arritur një punë që duhet të bëni vetëm. Kjo do të jetë një ditë e ngarkuar me shumë kontakte të jashtme. Vizitorët mund të kalojnë dhe telefoni mund të bjerë vazhdimisht. Mos u habitni nëse nuk bëni shumë punë.

Akrepi– Lagjja juaj ka të ngjarë të jetë e mbushur me aktivitet sot. Fqinjët e rinj mund të hyjnë, mund të bëjnë përmirësime dhe bizneset e reja mund të hapin dyert e tyre. Prisni shumë vizitorë dhe telefonata. Në një moment mund të vendosni të ecni në rrugë dhe të shikoni se çfarë po ndodh.  Kini parasysh ajo që dëgjoni nga të tjerët mund të mos jetë e saktë.

Shigjetari- Premtimi i një avancimi të mundshëm financiar mund t’ju bëjë të zhyteni në shumë dokumente sot. Kjo mund të lidhet me një punë, ose mund të përfshijë një projekt personal për të cilin keni punuar. Mund hutoheni aq shumë nga ajo që po bëni sa të humbni aftësinë për t’u fokusuar dhe të jeni shumë të rraskapitur për të përfunduar. Mos harroni të ecni me ritmin dhe bëni pushime kur ndjeni nevojën.

Bricjapi– Energjia juaj fizike ka të ngjarë të jetë shumë e lartë sot dhe mund të dëshironi të kaloni pjesën më të madhe të kohës jashtë dhe rreth e rrotull, ndoshta në shoqërinë e të tjerëve. Ju mund të merrni pjesë në një koncert këtë mbrëmje ose ndonjë lloj argëtimi tjetër që ju pëlqen vërtet. Mund të ketë një vonesë të vogël për të arritur atje  por mos u frikësoni do ia dilni që të arrini.

Ujor– Kjo është një ditë e mirë për të kaluar pak kohë vetëm. Ju mund të keni projekte që dëshironi të përfundoni dhe keni energji për të bërë shumë. Mund të ndiheni të shqetësuar, por takimi me nerëz nuk do jetë një ide e mirë.  Duke qenë se jeni pa durim dhe të acaruar kjo mund të ndikojë edhe në  atyre në rrethin tuaj shoqëror. Mund të shpërthejnë grindje. Dilni vetëm, pastaj punoni për çfarë të doni. Në këtë mënyrë do të shijoni ditën tuaj.

Peshqit– Diskutimet në një grup me të cilin jeni i lidhur mund të nxehen ndërsa mosmarrëveshjet përshkallëzohen. Një synim për të cilin keni punuar fort mund të jetë duke u përmbytur. Mund të shmangni debatet, por situata mund të jetë ende e pakëndshme. Ju mund të vendosni të largoheni herët dhe të shkoni për një stërvitje ose shëtitje./tvklan.al