Horoskopi 6 Tetor 2019

Posta

Horoskopi 6 Tetor 2019

08:47 06/10/2019

Dashi – Parashikohet ditë romantike për ata që janë në një lidhje. Partneri/ja do t’ju surprizojë. Në planin financiar duhet të tregoheni të arsyeshëm që situata të mos përkeqësohet.

Demi – Marsi mund të vazhdojë edhe sot t’ju sjellë ndonjë pengesë. Kujdes, do ta keni shumë të vështirë të arrini një marrëveshje sot.

Binjakët – Mosmarrëveshjet dhe debatet do të mbizotërojnë për ata që janë në një lidhje. Në planin financiar do të jenë të favorizuara investimet dhe transaksionet.

Gaforrja- Ditë pozitive do të jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Harmonia dhe entuziazmi do të plotësojë ditën tuaj. Në planin financiar gabimi më i vogël do iu kushtojë shtrenjtë.

Luani- Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të bukur dhe pa debate. Sa i përket aspektit financiar, situata do të fillojë të përmirësohet.

Virgjëresha- Dita e sotme do të jetë e qetë. Rutina e përditshme mund t’ju stresojë, por gjithsesi në mbrëmje gjithçka do të kalojë.

Peshorja- Jeta në çift nuk do të jetë e qetë gjatë kësaj dite. Do të debatoni me partnerin/en. Sa i përket financave, situata do të jetë pozitive. Mund të kryeni shpenzimet që keni menduar.

Akrepi- Ditë pasionante kjo e sotmja për te dashuruarit. Do të kaloni çaste të paharrueshme në krahët e partnerit/es. Edhe financat do të përmirësohen ndjeshëm.

Shigjetari- Do të jeni entuziastë dhe aktivë dhe do të ndërmerrni punë me shumë përgjegjësi. Kjo është diçka pozitive për karrierën tuaj, por kujdes me përgjegjësitë e tepruara.

Bricjapi- Nuk parashikohet një ditë pozitive për ata që janë në një lidhje. Mund të keni debate me partnerin/en. Në lidhje me financat, situata është drejt përmirësimit për shkak të kursimeve tuaja.

Ujori- Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë të qetë dhe pa probleme. Ndërsa në planin financiar do të mund të ruani qëndrueshmërinë e të ardhurave.

Peshqit- Sot do të jetë një ditë e mirë për të lindurit e kësaj shenje dhe shumë prej tyre mund të shënojnë arritje në planin profesional. Sa i përket financave, mos ndërmerrni veprime të gabuara. /tvklan.al


Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
UKT
Grupi
UKT