Dashi – Provoni diçka ndryshe sot, diçka për të cilën të vlerësoheni nëse e bëni mirë dhe të kritikoheni nëse e bëni gabim. Hëna e re në shenjën tuaj do të thotë se duhet të luani më me vetëbesim.

Demi – Mos i tërhiqni grushtet sot – bëjuani të ditur se çfarë ndjeni dhe mendoni për ta. Në krahun tjetër jini pozitivë dhe shpresëplotë se do të merrni çfarë meritoni.

Binjakët – Duke qenë se hëna është në shenjën tuaj të kundërt, ju duhet të bëni çfarë të tjerët duan dhe jo çfarë doni vetë. Lajmi i mirë është se do ta shijoni çdo moment të kësaj periudhe.

Gaforrja – Duket sikur keni energji të pashtershme dhe do të bëni dyfishin e punës sot. Kjo është diçka e mirë, por mos mendoni se do të mund ta bëni këtë çdo ditë, pasi nuk do t’ia arrini.

Luani – Nisni diçka të madhe dhe speciale dhe prisni të arrini suksese të mëdha. Edhe në çështjet e zemrës keni premisa të mira për momentin. Kush e meriton dashurinë tuaj më së shumti?

Virgjëresha – Sot duhet të vendosni mënjanë mendimet tuaja negative dhe të bëni përpjekje të vetëdijshme për të ndihmuar ata rreth jush të arrijnë objektivat. Suksesi i tyre do të jetë edhe suksesi juaj.

Peshorja – Do ta keni pabesueshmërisht të lehtë të bëni çfarë doni sot. Shokët, miqtë dhe anëtarët e familjes e madje edhe të panjohurit do të jene të gatshëm të bëjnë gjithçka u kërkoni. Nuk do ta keni kaq të lehtë gjithmonë.

Akrepi – Nisni një projekt të ri sot, mbase një projekt për të cilin keni menduar prej shumë kohësh po për një arsye apo një tjetër nuk jeni bërë mbarë ta nisni.

Shigjetari – Çfarë do të bënit nëse do ta dinit se nuk do të dështoni? Niseni. Tani. Hëna e re në shenjën tuaj e bën këtë kohë perfekte për të injoruar të gjitha limitimet tuaja.

Bricjapi – Planetet ju paralajmërojnë se sot mund të shkoni shumë larg në raporte me të tjerët, por lajmi i mirë është se nuk do të pësoni dëme. Madje, kjo mund të përmirësojë pozitën tuaj përballë të tjerëve, si në punë ashtu edhe në familje.

Ujori – Ju keni aftësinë të jeni tepër bindës kur jeni në humor dhe sot është një prej atyre ditë. Çdokush që mendon se është imun ndaj sharmit tuaj do të ndryshojë mendje.

Peshqit – Sipas planeteve ju po negocioni nga një pozitë superiore dhe nuk keni pse të lëshoni ndaj askujt. Injorojini të gjithë ata që thonë se duhet t’u përshtateni – janë ata që duhet të marrin parash kërkesat tuaja. /tvklan.al