Dashi-Impakti që do të ndodhë sot do të jetë shumë i thellë. Duhet që të shpreheni. Ndoshta është diçka që e keni dëshiruar prej kohësh ose një qëllim i caktuar që keni në mendje. Çfarëdo qoftë duhet që ta lejoni në sipërfaqe dhe ta diskutoni me të tjerët.

Demi-Do të keni një thyerje në marrëdhënien në çift ditën e sotme. Do të shkoni drejt ndarjes, por shikojini gjërat me pozitivitet. Kjo lidhje po bëhej shumë kufizuese dhe stresuese.

Binjakët-Do të jetë një ditë intensive. Do të jetë si ndjenja e një stuhie që bëhet gati të shpërthejë. Duhet që të largoni tensionet që keni në marrëdhënien në çift. Në këtë mënyrë do të ketë më shumë lumturi mes të dyve.

Gaforrja-Keni dy zgjidhje sot. Ose veproni ose jo. Keni shkuar në një pikë ku nuk ka kthim. Sa i përket jetës romantike ka disa kufij që duhet t’i kaloni. Nuk e keni pasur kurajon ta bëni më parë, por duhet që ta bëni tashmë.

Luani-Udhëtimi që bëjmë në jetë nuk është i lehtë. Është diçka e veçantë që duhet ta shprehni. Keni fantazuar për ta treguar këtë gjë prej një kohe të gjatë. Tashmë keni mundësinë.

Virgjëresha-Jeni me fat sot. Universi ka rezervuar një surprizë të këndshme. Do të jetë shumë më e madhe seç e prisnit. Do të gjeni energjinë që ju mundonte në lidhjen në çift dhe keni për ta shijuar këtë ditë.

Peshorja-Kushdo që tha se jeta është e mërzitshme ka gabuar. Nëse deri në këtë momente lidhja në çift ka qenë e mërzitshme bëhuni gati të surprizoheni. Do ta shikoni të dashurin/ën në një mënyrë tjetër në përfundim të ditës. Më në fund do të kuptoni këtë anë të atij/asaj dhe do të bini sërish në dashuri me të.

Akrepi-Sot ka shumë probleme, por do t’i përballoni. Do të surprizoheni nga personi i zemrës. Gjithçka do të ndodhë papritur.

Shigjetari-Dëshironi që të hyni në një marrëdhënie romantike. Nuk ka kthim pas. Një lidhje e re do të shfaqet dhe nuk keni nga të fshiheni. Të martuarit do të marrin një surprizë të veçantë sot.

Bricjapi-Një person i veçantë mund t’ju tregojë një gjë që do t’ju shokojë. Do të zbuloni një pjesë të tyre. Ka pritur prej kohësh t’ua thotë, por në fund vendosi që të jetë i sinqertë.

Ujori-Sot mund të jetë një ditë plot tensione pasi nuk po e gjeni të lehtë që të përshtateni me energjinë planetare. Keni nevojë  për hapësirë dhe liri në jetën romantike dhe kjo mund të vijë nga ju ose partneri.

Peshqit-Duhet që të jeni vetvetja sot dhe të bashkëpunoni me të tjerët. Partneri/ja do të shokohet nga sjellja juaj. Nuk ka asnjë problem, por duhet që t’ia shpjegoni të tjerëve se si ndiheni. /tvklan.al