Dashi

Kjo është një periudhë ulje-ngritjesh dhe në dashuri ka pasur momente shqetësimi. Ngadalë gjërat fillojnë të përmirësohen, por ju duhet të mësoni të flisni qartë dhe të thoni atë që mendoni. Në punë gjithçka po shkon mirë, vazhdoni kështu.

Demi

Nuk është koha më e mirë për dashurinë dhe duhet të përpiqeni të jeni më pak krenarë. Në punë, bëni një pushim për të rifituar energjitë tuaja.

Binjakët

Kërkoni pak më shumë dialog me partnerin për të përmirësuar jetën tuaj në çift. Në punë mësoni edhe të bëni disa hapa prapa.

Gaforrja

Kjo verë është e bukur për dashurinë që të dhuron emocione të bukura dhe nëse je ende beqar do të gjesh shumë shpejt dikë të veçantë. Në punë gjithçka po shkon mirë, mbani këtë qëndrim.

Luani

Ju jeni gjithmonë shumë të vendosur dhe kjo është forca juaj. Rezultatet e bukura do të vijnë në punë ndaj mos u mbingarkoni nga shumë mendime dhe shqetësime negative.

Virgjëresha

Bëni kujdes në dashuri sepse disa ish mund të kthehen për të prishur ekuilibrin tuaj të ri. Në punë gjithçka po shkon mirë, vazhdoni të punoni fort dhe do të arrini rezultate të mira.

Peshorja

Kohët e fundit keni qenë pak e përmbajtur ndaj përpiquni të gëzoni veten dhe të shijoni më shumë momentet me partnerin. Në punë, kënaqësi të mëdha janë rrugës.

Akrepi

Kohët e fundit keni qenë pak në ankth por nuk duhet të shqetësoheni shumë për punën apo edhe dashurinë. Beqarët e shenjës do mund të takojnë një person të veçantë.

Shigjetari

Duhet të mësoni të menaxhoni më mirë të papriturat dhe jo të panikoseni menjëherë. Në dashuri do ketë të reja, por edhe në punë. 

Bricjapi

Këtë të dielë përkushtojuni vetes dhe përpiquni të largoni të gjithë stresin. Qëndroni me ata që ju duan dhe ju dhurojnë energji pozitive, atëherë së shpejti do të vendosni se çfarë të bëni me jetën tuaj.

Ujori

Jeni pak i shqetësuar në dashuri, por mos u shqetësoni, gjithçka do të jetë për mirë. Në punë, bëni një pushim dhe shkëputuni nga gjithçka.

Peshqit

Këtë verë dashuria do të jetë protagoniste ndaj mos qëndroni të mbyllur në shtëpi. Në punë ka shumë angazhime, por mos harxhoni shumë energji, shijoni edhe kohën tuaj të lirë./tvklan.al