Dashi – Mos u shqetësoni shumë për punën në fillimin e kësaj jave. Do të merrni më shumë nga jeta nëse relaksoheni dhe nuk e vini veten në vështirësi.

Demi – Mundeni dhe duhet të ndiqni zemrën, pa marrë parasysh se ku mund t’ju çojë. Nuk ka të bëjë me suksesin dhe paratë, ka të bëjë me lumturinë.

Binjakët – Bëni diçka që do të bëjë ndryshimin për një anëtar të familjes apo një shok sot. Diçka që përmirëson jetën e tyre.  Nëse tregoni dashuri dhe respekt për të tjerët, edhe ata do jua kthejnë me të njëjtën monedhë.

Gaforrja – Do ta keni të vështirë të entuziazmoheni këtë fillimjavë, por nuk ka arsye për shqetësime. Relaksohuni dhe përgatituni për një nisje të vrullshme.

Luani – Të tjerët thonë se nuk po i merrni seriozisht sa duhet gjërat me të cilat merreni. Kanë të drejtë ndoshta, po pastaj? Jeta është shumë e shkurtër për të marrë këshilla mbi këto çështje.

Virgjëresha – Nëse një shok ju jep këshilla mund të shkaktojë zemërim tek ju pasi ata mendojnë se mund të ndërhyjnë edhe në jetën tuaj private. Megjithatë, duhet të mbani parasysh se këshilla mund të jetë e vlefshme për ju.

Peshorja – Duket se jeni goxha tolerantë për momentin. Nuk po ndiheni mirë? Me shumë gjasa po ndiheni shumë mirë. Përse zemëroheni kur nuk keni pse?

Akrepi – Nuk keni asnjë arsye përse t’i ktheni paratë në një çështje nëse gjërat nuk kanë ecur sipas parashikimeve tuaja. Do të keni të tjera mundësi për të fituar para më vonë gjatë javës.

Shigjetari – Venusi, planeti i dashurisë dhe harmonisë, lëviz në shenjën tuaj sot. Është koha e duhur të afroheni me të afërmit dhe të sqaroni çdo keqkuptim të mundshëm.

Bricjapi – Është mirë që në javën e ardhshme ju do ta mbani lart standardin tuaj. Në krahun tjetër do të siguroheni që edhe personat me të cilët do të bashkëpunoni do të ruajnë të njëjtin standard. Vetëm më e mira është mjaftueshëm e mirë.

Ujori – Diçka për të cilën nuk keni pasur asnjë dyshim më parë, tashmë nuk është në të njëjtën gjendje në sytë tuaj. Është tepër mirë që ju po shfaqni fleksibilitet në mënyrën tuaj të të menduarit.

Peshqit – Do të jeni në një prej ditëve tuaja më bujare sot. Gjithkush që do t’ju kërkojë një favor ka gjasa që ta marrë atë që kërkon. Duhet të jeni të kujdesshëm të mos shpenzoni shumë nga koha dhe energjia juaj e vlefshme. /tvklan.al