Dashi-Duhet të shpenzoni më shumë me partnerin tuaj. Krijimi i stabilitetit në jetën personale do ta bëjë më të lehtë që të vlerësoni shumë të mira që aktualisht i gëzoni. Në vend që të uroni për atë që nuk keni, fillojë numëroni bekimet tuaja.

Demi-Ka ardhur momenti të mbyllni një marrëveshje shumë të rëndësishme. Fjalët tuaja plot sheqer do të bindin partnerët tuaj në biznes dhe gjithçka do të shkojë sipas pritshmërive. Bëni kujdes në marrëdhënie, pasi do të përballeni me disa telashe.

Binjakët-Nuk është momenti për të ngritur zërin, koha për të qenë në qendër të vëmendjes nuk është larg. Megjithatë tani për tani ruani qetësinë dhe mos tërhiqni vëmendje rreth vetes.

Gaforrja-Është e rëndësishme të ruani një atmosferë respekti miqësor në punë. Një koment i çastit mund të marrë drejtim të gabuar, duke shkaktuar lëndime. Është më mirë që të zbuloni ngjashmëritë me kolegët tuaj.

Luani-Shijet tuaja luksoze janë duke shkaktuar probleme. Në vend që të blini deri sa të mbeteni trokë, kthejeni fokusin tek ato që tashmë keni. Mund të filloni të pëlqeni diçka që nuk e keni veshur ose nuk e keni përdorur për një kohë të gjatë.

Virgjëresha-Çdo lajm i keq që do të merrni sot ose nesër, do të zbehet nga një lajm i mirë që do të merrni nga fundi i javës. Ndaj ruani qetësinë dhe mos lejoni që shqetësime të vogla t’ju ulin moralin. Jeta nuk do të rreshtë kurrë së ndryshuari dhe evoluari.

Peshorja-Mos kini frikë të pranoni se keni kafshuar më shumë se sa mund të përtypni. Nëse keni nevojë për ndihmë, kërkojeni. Do të habiteni se nga do t’iu vijnë ndihma.

Akrepi-Të tentoni të blini dashurinë e dikujt nuk do të keni sukses. Nëse doni të bëni përshtypje të mirë, thjesht duhet të jeni vetja. Nëse flisni për çfarë ju intereson është e vështirë t’iu rezistojnë.

Shigjetari-Do të jetë shumë e vështirë që të qëndroni të qetë përgjatë 24 orëve të fundit, megjithatë është pikërisht kjo që duhet të bëni. Dikush duhet të ruajë qetësinë dhe nëse e bëni, do të fitoni reputacionin e njeriut të matur e inteligjent.

Bricjapi-Ka qenë e vështirë që të shprehni veten. Jeni të frikësuar se mos fyeni dikë, i cili mendon ndryshe nga ju. Diskutojeni problemin me njerëz që ju respektojnë.

Ujori-Do të kaloni gjithë ditën duke planifikuar të ardhmen. Edhe pse do të haseni me pengesa ju nuk do të hiqni dorë nga ëndërrt tuaj. Koha që do të shpenzoni duke menduar do ju largojë nga realiteti dhe ndoshta nuk do të vlerësoni atë që keni tani.

Peshqit-Kërkesat e punës nuk do t’iu lenë shumë kohë për të ndjekur interesat shpirtërore. Duke përfunduar një projekt të rëndësishëm në kohën e duhur, do t’i hapni rrugën një promovimi. Progresi juaj është duke u monitoruar dhe vlerësuar. Duke treguar se jeni të talentuar dhe punëtor do të fitoni besimin e të tjerëve./tvklan.al