Dashi-Do të keni disa mendime të rënda për një aspekt të veçantë të marrëdhënies që keni me dikë. Ndoshta është një plan që doni të merrni për ta njohur më mirë këtë person.

Demi-Vendosja e yjeve ju jep aksesin të hyni deri tek fantazitë më interesante, tek ato që në fakt zakonisht nuk është se bëhen në realitet. Po kërkoni dikë me të cilin mund t’i ndani këto fantazi.

Binjakët-Nëse mundeni të dilni me dikë, sigurohuni për të gjitha detajet dhe vendin ku do të shkoni. Bëni kujdes që të visheni me gjëra të lehta.

Gaforrja-Do të kaloni kohë të shkëlqyer sa i përket aspektit romantik. Ndërkohë që njeh më mirë personin përballë mundohuni që të mos jepni premtime. Prisni derisa të njihni njëri-tjetrin mirë.

Luani-Mos u shqetëso nëse nuk e kupton se çfarë po ndodh aktualisht në marrëdhënien në çift. Gjërat do të ndryshojnë për disa ditë. Mos merrni asnjë vendim që bazohet në perceptimet e momentit.

Virgjëresha-Situata aktuale është e shkëlqyer për të zgjidhur probleme  e tensione në marrëdhënien në çift. Përdoreni këtë kohë si një mundësi të madhe për të bërë diçka të veçantë së bashku. Mundohuni që të dilni në një takim si çift. Bëni gjithçka që do t’ju ndihmojë të qetësoheni.

Peshorja-Pozicioni i yjeve parashikon që më në fund të ndiheni në një pozicion të fortë emocionalisht për të marrë një angazhim serioz ndaj një personi shumë të veçantë. Por duhet që të jeni të sinqertë me ndjenjat që keni. Për shkak të karakterit që keni mundoheni që t’i jepni gjërave impresionin e gabuar.

Akrepi-Nuk është mirë që të mbani fshehur ndjenjat reale që keni. Energjia aktuale ju inkurajon që të merrni kohën e duhur për të reflektuar dhe të thoni atë që doni. Nëse doni të fshihni një pjesë të së vërtetës atëherë nuk do të merrni rezultatet ashtu siç i doni.

Shigjetari-Pozicioni i yjeve parashikon që të bëheni seriozë sa i përket çështjeve të dashurisë. Keni tendencën që të silleni rrotull dhe ta merrni çdo gjë si aventurë. Në të njëjtën kohë do të përfitoni pasi do t’i jepni një personi të veçantë sensin e sigurisë. Ai/ajo nuk është i/e sigurtë nëse jeni serioz.

Bricjapi-Duhet që t’i thoni partnerit/es atë që ndjeni. Keni shijuar shoqërinë e njëri-tjetrit në të shkuarën, por ka ardhur momenti që t’i bëni gjërat më serioze.

Ujori-Energjia aktuale planetare ju jep ndjenjën e stabilitetit dhe sigurisë për sa kohë jeni duke kaluar momente të vështira në çift. Duhet ë të sugjeroni plane së bashku dhe jo veçmas. Duke hedhur hapa së bashku do të rritet besimi dhe çdo gjë do të shkojë mirë.

Peshqit-Mos u shqetësoni nëse gjërat duken sikur janë pak të paqarta sa i përket lidhjes në çift. Në fund të ditës do të ndiheni më të sigurtë. Ndoshta partneri/ja ka një dhuratë të mrekullueshme për ju. Mos i humbi shpresat gjatë ditës./tvklan.al