Dashi-Sot do ta keni shumë të lehtë ta ktheni dështimin në triumf, vetëm duke ndryshuar mënyrën e këndvështrimit. Të gjitha eksperiencat janë të mira, ndaj mjaft e gjykuat veten kaq ashpër dhe thjeshtë shijoni momentin.

Demi-Mos shpenzoni kohë të çmuar duke u përpjekur që të gjeni zgjidhje për një problem që do të jetë gjithmonë aty. Disa gjëra në jetë duhet të pranohen për atë që janë. Ndonëse mund t’ju duket sikur çështja me të cilën jeni fiksuar momentalisht është shumë e rëndësishme, në të vërtetë nuk është kaq e madhe.

Binjakët-Edhe nëse keni një arsye të vlefshme për t’u ankuar bëni mirë që të kafshoni gjuhën dhe ta mbani zemërimin për vete përgjatë 24 orëve të fundit. Planetet paralajmërojnë se nëse humbisni temperamentin do të jeni ju ata që do të kritikoheni.

Gaforrja-Askush nuk pret që të shkëlqeni në gjithçka, ndaj mos e pretendoni tek vetja. Nëse po hasni vështirësi me diçka atëherë kërkoni ndihmë. Mund të surprizoheni sesa njerëz do të jenë të gatshëm për t’ju gjendur pranë.

Luani-Pyesni veten nëse ajo që po bëni ia vlen, apo rreziku është më i madh sa duhet dhe do të ishte mirë të shmangej. Vetëm ju mund t’i jepni përgjigje kësaj pyetje, ndaj shikojeni situatën me qetësi dhe më pas merrni një vendim.

Virgjëresha-Merrini gjërat me radhë dhe mos bëni disa gjëra njëkohësisht. Pavarësisht sa të mirë mund të jeni në gjërat që bëni, gjithçka ka nevojë për kohën dhe përkushtimin e vet.

Peshorja-Dikush duket se beson që mund t’ju bindë të pranoni diçka që nuk është e vërtetë. Do të zhgënjehen. Nëse kanë një vlerësim kaq të ulët për aftësitë tuaja mendore ndoshta duhet të rikonsideroni marrëdhënien tuaj me të.

Akrepi-Do të duhet të bëni diçka të cilën nuk e doni sot, por një moment që do t’i futeni do të ndryshoni mendim. Është vetëm ideja e punës që ju mërzit, jo puna në vetvete, ndaj mendoni më pak dhe punoni më shumë.

Shigjetari-Planetet këshillojnë që sot t’i merrni gjërat lehtshëm. Mos e lodhni veten më shumë sa duhet dhe ruajeni energjinë për fundin e javës, sepse do të testoheni si fizikisht, ashtu edhe mendërisht. Ngjarjet aktuale janë të parëndësishme.

Bricjapi-Detyra ju thërret sot dhe do të duhet që t’i përgjigjeni e të bëni maksimumin që kërkohet nga ju. Saturni në shenjë do t’ju ndihmojë për të arritur objektivat, ndonëse mund të lodheni më shumë sa duhet.

Ujori-E rëndësishmja sot është që të pranoni emocionet tuaja, edhe ato që do të dëshironit që të mos i kishit. Jeni njeri me cilësi të shumta personaliteti dhe çdo cilësi ka vlerat e saj.

Peshqit-Ndryshime të mëdha ju presin, por do të jenë pozitive apo negative? Përgjigja varet kryesisht nga mënyra sesi zgjidhni për t’i interpretuar. Çdo ndryshim është i mirë nëse shihet me perspektivë.

/tvklan.al