Dashi – Pjesën më të madhe të ditës do e kaloni me miqtë tuaj më të ngushte dhe do të argëtoheni. Në mbrëmje nuk do të mungojnë takimet me njerëz të rinj ku mund të lindin dhe ndjenja interesante.

Demi – Ju jeni një natyrë që doni të çoni gjithçka deri në fund, por bëni kujdes se po i kushtoni rëndësi dhe gjërave që nuk kanë vlerë. Sot do të pësoni një zhgënjim nga një person shumë i afërt i juaji.

Binjakët – Sot do të jeni të angazhuar për të planifikuar aktivitete që kanë të bëjnë me udhëtimet. Ekspozimi me njerëz nga kultura të ndryshëm do ju bëjë të mendoni ndryshe. Mos u tregoni arrogantë, por të përulur.

Gaforrja – Bëni kujdes pasi sot do të manipuloheni nga disa njerëz që nuk e prisnit. Qnëdoni të distancuar dhe mos u përzieni në çështje që nuk ju takojnë. Në mbrëmje kërkoni këshillë nga njerëzit tuaj më të afërt apo miqve.

Luani – Do të bëni gjithçka për të arritur qëllimet tuja. Çështjet familjare do ju mbajnë të zënë gjatë gjithë pasdites, mos lejoni askënd të prishë pasditen tuaj. Bëni kujdes me shëndetin, pasi do të keni disa probleme të vogla.

Virgjëresha – Sot do të jeni shumë të dashuruar dhe nuk do të mungojnë surprizat nga partneri. Në mbrëmje ju pret një darke plot me qirinj dhe momente magjike. Në karrierë gjithçka do të shkojë sipas planeve tuaja.

Peshorja – Sot do të jeni shumë energjik, entuziast dhe të gjithë do ju kenë lakmi. Mos dëgjoni askënd, por mendjen dhe zemrën tuaj. Askush më mirë se ju nuk e di se çfarë është e e rëndësishme dhe kujt duhet ti kushtoni kohën tuaj.

Akrepi – Sot do të merrni disa para edhe pse nuk i prisnit. Shefat do ju etiketojnë si një punonjës i besueshëm i kompanisë dhe kjo do ju sjellë shumë të ardhura. Kjo do të bëjë që të jeni më shumë energjik në punë.

Shigjetari – Nëse keni bërë fjalë me partnerin tuaj, sqarojini menjëherë keqkuptimet që ju kanë bërë jo tolerant dhe mjaft të irrituar. Ka ardhur koha të jeni më shumë tolerantë dhe të shikoni Anën pozitive të marrëdhënies.

Bricjapi –Ndihmoni dikë duke e dëgjuar, këshilluar, duke i qëndruar pranë ose nëse keni mundësi ndihmojeni edhe materialisht nëse ai është në vështirësi. Kjo e mirë do t’ju kthehet një ditë.

Ujori –Sot përqendroheni në mundësitë tuaja dhe garantoni një sukses pothuajse të menjëhershëm, për aq kohë sa ju do të vini në përdorim inteligjencën dhe jo instinktin. Ruani qetësinë.

Peshqit –Sot do të jeni shumë hijerëndë dhe të gjithë do të kenë “frikë” t’ju afrohen. Mos harroni të buzëqeshni është një ditë plot me diell. Mos e lini pas dore dashurinë.

/tvklan.al