Dashi – Sot do të dëshironi që pjesën më të madhe të ditës ta kaloni duke punuar dhe mos komunikuar me askënd. Jeni shumë të motivuar dhe do ti çoni deri në fund të gjitha përgjegjësitë që keni marrë përsipër. Në mbrëmje do takoni njerëz shumë interesantë.

Demi – Gjatë një aktiviteti punë do të njiheni me një njeri shumë të veçantë. Bisedat mes jush do të jenë shumë interesante. Ky mund të jetë rasti që ju të harroni të kaluarën dhe të shikoni përpara.

Binjakët – Vetëbesimi juaj ka të ngjarë të ngrihet në qiell sot. Një lajm të mirë për paratë mund ta merrni teksa jeni në shtëpi, duke bërë që anëtarët e familjes të duan të festojnë. Ju mund të jeni pak të lodhur, por do kalojë shumë shpejt kjo fazë.

Gaforrja –Sot do të ndiheni shumë të lodhur dhe pa dëshirën për të punuar. Do të merrni një ftesë për një koncert. Mos refuzoni, pasi do të humbisni gjëra shumë interesantë të cilat mund të ndryshojnë jetën tuaj. Jepini një shans vetes.

Luani –Keni shumë fuqi dhe energji pozitive për të dhënë. Miqtë dhe kolegët do të ndihen shumë mirë me praninë tuaj. Nuk do ju mungojë sensi i humorit dhe të tjerët do të duan të rrinë nën shoqërinë tuaj.

Virgjëresha –Sot do të haseni me një vendim të vështirë, partneri do të kërkojë të flisni për të ardhmen dhe konkretisht për një fëmijë. Do të gjendeni të papërgatitur dhe do të keni nevojë për kohë në mënyrë që të thoni një përgjigje.

Peshorja –Sot do të keni shumë miq në shtëpinë tuaj dhe do të kaloni momente shumë të bukura. Gjatë bisedës ju do të kujtoni dhe njerëz për të cilët do të ndjeni mall dhe do të keni dëshirë ti takoni sërish. Por kjo do të jetë vetë për disa momente pasi do jeni të zënë me të pranishmit.

Akrepi – Sot do të dëgjoni lajme shumë të mira që kanë të bëjnë më financat. Keni shumë nevojë për para dhe ky lajm do ju gëzojë pa masë. Një udhëtim me makinë do ju bëjë që të mendoni me qetësi për marrëdhënien tuaj.

Shigjetari – Edhe pse jeni duke u marrë me një projekt që ju ka lodhur shumë, ju përsëri do të jeni plot energji dhe të gatshëm për ta mbyllur në kohë. Vetëbesimi dhe vendosmëria nuk do ju bëjë që të hiqni dorë. Entuziazmi i gjeneruar nga suksesi i këtij projekti do ju zgjojë “oreksin” për projekte të tjera.

Bricjapi – Sot të nisni një udhëtim të gjatë të cilin e kishit planifikuar prej kohësh. Jeni të sigurt që duhet ta hidhni këtë hap, pasi ka ardhur momenti që të bëni gjërat që dëshironi dhe jo të prisni të tjerët. Keni “marrëdhënie” shumë të mirë më financat, prandaj mos hezitoni të shijoni udhëtimin.

Ujori – Njohuritë që keni marrë prej kaq shumë vitesh do ju shërbejnë shumë në punën  e re. Ju në përgjithësi preferoni të vini në punë logjikën, por sot intuita juaj do të jetë shumë e fortë dhe nuk do ju zhgënjejë në asnjë rast.

Peshqit –Sot do ta kaloni shumë kohë me miqtë dhe do të mësoni shumë gjëra të reja. Duke u marrë vetëm me punë kishit harruar t takoni miqtë dhe të argëtoheshit. Do të kënaqeni shumë dhe do bëni pishman që prej muajsh i jeni përkushtuar vetëm puën. Jeni në kohë, mund ti alternoni të dyja shumë mirë.

/tvklan.al