Dashi-Pozicioni aktual i yjeve mund të jetë shkaktar për një debat të thellë mes jush dhe personit të zemrës. Duhet që të jeni të hapur dhe të shprehni të gjitha shqetësimet. Mos veproni si herët e kaluara kur nuk keni folur sa herë keni pasur probleme.

Demi-Mos premtoni gjëra që nuk mund t’i realizoni. Kjo është këshilla kryesore për sot. Do të mundoheni të tërhiqni në maksimum vëmendjen e dikujt.

Binjakët-Yjet parashikojnë që të bëni një gjë të çmendur sa i përket jetës romantike. Nëse doni të mbani qëndrim serioz, atëherë mos u jepni shpresë këtyre impulseve.

Gaforrja-Gaboni nëse mendoni se mund të tërhiqni dikë duke e bërë atë të besojë se jeni dikush tjetër. Nëse doni të impresiononi dikë duhet që të silleni në mënyrë natyrale.

Luani-Do të keni më në fund kurajon që ju mungonte. Duhet t’ia shprehni ndjenjat personit që keni qenë duke komunikuar gjithë këto kohë. Tregohuni guximtarë, por jo budallenj.

Virgjëresha-Mund të zhgënjeheni pasi nuk do të përfitoni nga avantazhet e një mundësie që iu ishte dhënë sa i përket jetës dashurore. Gjërat duken të qeta, por gradualisht  po punojnë në një nivel më të lartë. Çdo gjë do të kalojë.

Peshorja-Pozicioni aktual i planeteve do të shkaktojë tension mes jush dhe personit të zemrës. Keni menaxhuar situatat e pakëndshme dhe keni arritur një lloj marrëveshje për të ardhmen. Megjithatë sot keni ndryshuar ide për metodën se si do të arrinit këtë qëllim.

Akrepi-Mos i kushtoni rëndësi gjërave të vogla në marrëdhënie. Planetet kanë ndikuar në lidhjen në çift. Nëse tregoheni të durueshëm do të ndodhin gjëra të mira.

Shigjetari-Do të kuptoni se person që mendonit se mund të kishit një marrëdhënie të veçantë nuk është kështu. Si ju dhe personi përballë do të kuptojë që më mirë është ta lini me kaq atë që nisët.

Bricjapi-Kujdes me takimet që keni planifikuar. Yjet kanë parashikuar disa pengesa. Do të ishte më mirë nëse sëbashku me partnerin/en të shijoni një darkë në shtëpi.

Ujori-Pavarësisht se i keni sqaruar disa probleme në të shkuarën ka mbetur pak tension edhe në këto momente. Duket sikur do të përfshijë edhe disa plane për të ardhmen. Por mund ta zgjidhni nëse qëndroni realistë.

Peshqit-Mund të ketë pakënaqësi sot. Është kjo çështja me të cilën do duhet të përballeni sot. Nëse jeni në një marrëdhënie do të ketë disa mosmarrëveshje të vogla për mënyrën si ndiheni në situata të caktuara./tvklan.al