Dashi – Kjo është një periudhë e cila do ju gjejë mjaft të zënë me gjithë ato raporte, të cilat nuk ju lejojnë që të ndiheni të lirë siç dëshironi. Besimi dhe sinqeriteti janë jetësor për të lindurit e kësaj shenje.

Demi – Kjo e premte ju fton që të merreni me disa çështje personale, të cilat i keni lënë pas dore së fundmi. Nuk mund të rrezikoni që të ushqeni më shumë tensione në familje. Edhe në vendin e punës parashikohen zgjidhje të mira, ndaj përdorni intuitën për të vlerësuar mundësitë e reja.

Binjakët – Kini më shumë besim tek bashkëpunëtorët tuaj, pasi ky është një moment vendimtar për të mbyllur gjithë ato negociata që ju kanë acaruar kohëve të fundit. Do të arrini të kaloni çdo situatë lehtësisht.

Gaforrja – Parashikohet një ditë e cila ju sheh energjik dhe të guximshëm, sidomos nëse tashmë në vendin e punës po vlerësoni të gjitha pikat e forcës. Parashikohen marrëveshje dhe bashkëpunime të reja. Në dashuri mos jini xheloz.

Luani – Kjo e premte do të jetë e qetë dhe nuk parashikon ndryshime të mëdha. Në dashuri do të jeni më të kujdesshëm dhe kjo për shkak të frikës se mos dështoni dhe vuani.

Virgjëresha – Mundohuni që të jeni më të kujdesshëm sa i takon investimeve, pasi së fundmi keni vepruar gjithmonë me nxitim dhe një shpërqendrim i vogël, mund të shkaktojë ngadalësime jo të vogla. Në dashuri mundohuni që të ruani qetësinë.

Peshorja – Janë ditë të cilat do ju gjejnë të mbushur me dyshime, sidomos në vendin e punës, ku nuk do të ndiheni plotësisht të sigurtë, lidhur me një marrëveshje që keni marrë në të shkuarën.

Akrepi – Jeni në prag të marrjes së një vendimi të rëndësishëm, i cili do ju lejojë që të vlerësoni dhe transformoni tërësisht jetën tuaj sentimentale. Në vendin e punës, parashikohen zhvillime shumë pozitive.

Shigjetari – Parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur, e cila do ju shohë të humbur në punë. Mundohuni që të mos stresoheni nga çështje që nuk ju përkasin, pasi në këtë moment është e rëndësishme që të rigjeni stabilitetin dhe harmoninë në ambientin e punës.

Bricjapi – Parashikohet një fundjavë e mbushur me surpriza romantike, e cila do ju gjejë më në fund të qetë dhe euforikë. Një intuitë e mirë do ju lejojë që në dashuri të prisni mundësi të mëdha.

Ujori – Shmangni të qenit shumë agresiv në vendin e punës, sidomos sa i takon çështjeve që mund të zgjidhen fare thjeshtë. Horoskopi i kësaj dite ju fton që të tregoni kujdes në dashuri.

Peshqit – Këshillohet që në vendin e punës, të mos jeni shumë të nxituar, pasi një vendim i gabuar, mund të kompromentojë stabilitetin e projektit tuaj.

/tvklan.al