Dashi – Sot do të merreni me disa kërkime të rëndësishme. Do të jeni shumë nervoz, pasi do të haseni me pengesa të paparashikuara. Bëni kujdes me sjelljen dhe tregohuni të kujdesshëm në ato që do të thoni.

Demi– Një ditë e qetë dhe pranë familjes do të jetë kjo e shtunë. Të gjithë njerëzit në familje do të tregohen të dashur me ju. Në mbrëmje shpenzoni kohë me miqtë.

Binjakët – Ju do të keni një ditë emocionalisht të trazuar. Pasdite do të jeni nën shoqërinë e partnerit. Sot do të merrni një propozim shumë interesant që nuk e kishit menduar. Një përgjigje pozitive nga ana juaj do jetë me shumë rëndësi për partnerin.

Gaforrja – Sot ju do të jeni të detyruar të merrni vendime të shpejta, pa i menduar gjatë. Në vendin e punës, do të refuzoni të jepni llogari. Do të realizoni të gjitha kërkesat që shefi do ju sjellë në tavolinë.

Luani – Sot mund të përballeni me probleme të vogla ndërsa jeni në punë, të cilat mund të marrin përmasa të mëdha për shkak të natyrës suaj kryeneçe. Nëse jeni sipërmarrës, mund të merrni një sasi parash nga burime të ndryshme.

Virgjëresha – Sot do të jeni shumë të sinqertë me partnerin dhe ai do të dijë t’a vlerësojë. Kujdes me fjalët që përzgjidhni në një takim në mbrëmje.

Peshorja –Këmbëngulja juaj si natyrë do të bëjë që të arrini të gjitha objektivat që i keni vendosur vetes. Merrni të gjithë kohën e nevojshme për tu kujdesur për veten tuaj.

Akrepi – Një ditë e gjatë, e zymtë dhe e mërzitshme ju pret, sot. Por kjo do të jetë diçka kalimtarë, pasi në mbrëmje ju do të jeni plot humor dhe alegri.

Shigjetari – Sot duhet të merreni me aktivitet sportive, pasi kohët e fundit i keni braktisur. Bëni kujdes pasdite pasi një lajm do ju prishë humorin. Mundohuni të balanconi familjen dhe punën tuaj.

Bricjapi –Mosmarrëveshje të shumta mes kolegëve do të bëjnë që të mos punoni me pasion dhe të mos jeni të motivuar. Por mos hiqni dorë edhe pse do të keni shumë pengesa rrugës.

 Ujori – Një ditë plot aktivitete interesantë do të jetë kjo e sotmja. Bëhuni të bukur dhe shijoni të gjitha takimet, pasi do të jenë frytdhënëse.

Peshqit –Një ditë produktive dhe e frytshme ju pret, sot. Do të takoheni me miqtë e vjetër, ose me ish partnerin ku do të kujtoni kohët e vjetra dhe do të kënaqeni.

/tvklan.al