Dashi-Sot do të keni ëndrra të bukura. Mos u përpiqni që t’iu forconi gjërat. Mos detyroni një person që të jetë personi i duhur. Ktheni vëmendjen tek gjërat që doni të bëni dhe do ta gjeni dashurinë.

Demi-Sa herë do të bini në dashuri? Problemi juaj është se nuk angazhoheni. Jeni në një lidhje, por asnjëherë prezentë. Nëse bini në dashuri sërish, thjesht pyesni veten se deri ku mund të shkojë kjo gjë. Nëse duket një lidhje afatgjatë atëherë duhet të vazhdoni.

Binjakët-Nuk do të bini sërish në dashuri aq lehtë. Kujdesuni për veten. Mund të takoni një njeri special që do t’ju bëjë për vete.

Gaforrja-Jeni të balancuar. Keni dy zgjidhje sot. Në jetën tuaj romantike ka një pengesë që duhet thyer. Sot duhet të merrni kurajon.

Luani-Keni si natyrë që t’i bëni gjërat me nxitim. Nuk është nevoja për t’u shqetësuar. Çfarë ka për t’u bërë do të bëhet.

Virgjëresha-Jeta mund të jetë si një krevat me trëndafila. Në jetën tuaj ka shumë romancë. Shumë shpejt do të merrni një dhuratë. Nëse e merrni këtë dhuratë nga një person që nuk e njihni mos u angazhoni në asnjë gjë derisa të kuptoni nëse personi është i sinqertë apo jo.

Peshorja-Kohët e fundit keni përjetuar disa gjëra jo realiste. Sot kjo gjë mund të intensifikohet. Megjithatë do të shihni pasionin e vërtetë.

Akrepi-Universi po ju sjell mundësinë e një takimi unik dhe të jashtëzakonshëm. Kjo mund të ndodhë ballë për ballë ose të mundësohet nga interneti. Megjithatë sigurohet se do të jetë një takim shumë i këndshëm.

Shigjetari-Jeta ka edhe probleme. Duhet të krijoni atmosferën e duhur që të shmangni të gjithë shqetësimet. Në këtë mënyrë askush nuk do të ketë asnjë mundësi tjetër veçse të bjerë dakord me vendimet tuaja.

Bricjapi-Duhet të qëndroni me këmbë në tokë. Dikush që keni pritur prej kohësh që ta njihni mirë mund të krijojë një mundësi që të takoheni. Do të gëzoheni pa masë nga kjo gjë.

Ujori-Prioritet mbetet krijimi i një balance në jetën emocionale. Për ta bërë këtë duhet që të hani. Duhet që të eliminoni zakonet që nuk u ndihmojnë të krijoni këtë lloj jete.

Peshqit-Mundësia për të rënë në dashuri është shumë e madhe. Yjet po ju sjellin një person special. Duhet që t’i shikoni gjërat me realizëm./tvklan.al