Horoskopi 8 Gusht 2022





Horoskopi 8 Gusht 2022

08:20 08/08/2022

Dashi-Sot mund të ndiheni të hutuar, mund të përballeni me pengesa në punë. Duhet të keni durim në bërjen e investimeve. Vendimet e shpejta në biznes nuk janë të këshillueshme. Ka të ngjarë të shpenzoni para për gjëra të pavlera, të cilat mund ta bëjnë familjen tuaj të pakënaqur.

Demi-Sa herë do të bini në dashuri? Problemi juaj është se nuk angazhoheni. Jeni në një lidhje, por asnjëherë prezentë. Nëse bini në dashuri sërish, thjesht pyesni veten se deri ku mund të shkojë kjo gjë. Nëse duket një lidhje afatgjatë atëherë duhet të vazhdoni.

Binjakët-Një projekt i kryer kohët e fundit është duke ju dhënë kënaqësi të madhe, por kujdes vetëm të mos prisni shumë nga vetja.

Gaforrja-Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në planin financiar.

Luani-Sensi juaj i korrektësisë do ju ndihmojë që të merrni vendimet e duhura lidhur me një histori dashurie që nuk po shkon siç duhet. Nëse është e nevojshme merrni një periudhë për të reflektuar. Për ata që janë vetëm, priten lajme të mira në ardhje lidhur me një person që i përket së kaluarës. Takimi me të do të sjellë gjëra të reja. Grinta dhe vendosmëria në punë, do ju ndihmojnë që të mirëprisni mundësitë e duhura. Tregohuni të kujdesshëm ndaj zgjedhjeve tuaja.

Virgjëresha-Sot shoqërohuni sa më shumë me miqtë tuaj sepse do keni mjaft përfitime. Ata që lidhen me magjepsjen, artin, modën do të planifikojnë të bëjnë diçka të re përsa i përket profesionit të tyre. Studentët do të performojnë më mirë sot në drejtim të një studimit. Të dashuruarit do të shijojnë momentet e tyre të lumtura.

Peshorja-Kohët e fundit keni përjetuar disa gjëra jo realiste. Sot kjo gjë mund të intensifikohet. Megjithatë do të shihni pasionin e vërtetë.

Akrepi-Përdorni diplomacinë për të mbuluar një marrëveshje që nuk mund ta përfundoni në kohë. Sot keni të gjitha kushtet.

Shigjetari-Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të veçanta.

Bricjapi-Yjet ju sugjerojnë strategjitë më të mira për të përdorur në fushën e ndjenjave dhe do të merrni çfarë dëshironi. Do ta gjeni veten të rrethuar nga njerëz të dashur. Ata që janë vetëm mund të kenë takime vendimtare lidhur me fushën e dashurisë, por duhet t’i bëjnë sytë katër, për të njohur personin e duhur. Në punë do të thirreni për të bërë zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen. Fokusohuni mirë në prioritetet tuaja në mënyrë që të mos gaboni.

Ujori-Prioritet mbetet krijimi i një balance në jetën emocionale. Për ta bërë këtë duhet që të hani. Duhet që të eliminoni zakonet që nuk u ndihmojnë të krijoni këtë lloj jete.

Peshqit-Çiftet sot mund të kenë disa kohë të këqija për shkak të një diskutimi të gjallë. Ata që janë të kënaqur do të gjejnë ide të reja për të vazhduar marrëdhëniet e tyre me partnerin. /tvklan.al













Të ngjashme