Dashi – Nxitimi juaj për të parë të kurorëzuara projektet e deritanishme, tregon paqëndrueshmërinë tuaj. Edhe në raport me partnerin do të jeni të padurueshëm.

Demi – Nuk janë të paktë ata që i përkasin kësaj shenje dhe që sot do të ndihen të ripërtërirë dhe me shumë dëshirë e vullnet për të punuar. Në planin sentimental favorizohen njohjet e reja.

Binjakët – Sot pritet të jetë një ditë pozitive. Megjithatë, për të arritur objektivat e rëndësishëm duhet të mos hezitoni për gjërat që doni dhe të vazhdoni përpara me vendosmëri.

Gaforrja – Do të keni mbështetjen e planetëve në marrëdhënien tuaj me partnerin/en. Çdo gjë do të shkojë më së miri. Sa i përket financave, nëse veproni me maturi gjithçka do të shkojë më së miri.

Luani – Ata që janë në një lidhje mund të kalojnë një ditë të turbullt. Nuk do të bëni as lëshimin më të vogël ndaj partnerit/es. Kujdes me sektorin e financave, mos bëni veprime të nxituara sepse mund të rrëzoheni. Rekomandohet që të hiqni disa kursime mënjanë.

Virgjëresha –Do të jeni “të përkëdhelurit” e Afërditës, e cila do t’ju sjellë energjitë, por edhe humorin e nevojshëm për të përballuar me sukses situatën në planin sentimental.

Peshorja – Yjet duket se janë në mbështetjen tuaj dhe nga kjo situatë mund t’ju vijnë shanse të mira. Por duhet të bëni kujdes për të dalluar të mirën nga e keqja.

Akrepi – Ata që janë në një lidhje nuk do të kenë asnjë problem gjatë ditës së sotme. Me partnerin/en do të flisni për çdo gjë. Ndërsa për shpenzimet duhet të tregoni më shumë kujdes nëse nuk doni që të keni probleme.

Shigjetari – Marsi do të kthehet vrullshëm në shenjë, duke fuqizuar ndjeshëm edhe veprimin e planetëve të tjerë të favorshëm. Bëni kujdes në marrëdhënien tuaj në çift.

Bricjapi – Ata që janë në një lidhje do të kalojnë momente mjaft romantike dhe sensuale në praninë e njëri-tjetrit. Gjithçka do të shkojë më së miri. Sa i përket situatës ekonomike, financat nuk do të jenë të këqija, por çdo veprim i nxituar mund të rrezikojë situatën.

Ujori – Pas një periudhe të qetë, duket se gjërat po fillojnë të lëvizin. Idetë dhe mendimet tuaja po qartësohen akoma më shumë. Por duhet të bëni kujdes nga pabesia e dikujt.

Peshqit – Situata në jetën sentimentale të çifteve do të jetë më e mirë se kohët e fundit. Duhet ta bëni partnerin të flasë për çdo gjë me ju dhe të mos mbyllet në vetvete. Sa i përket situatës financiare, do të merrni masa për gjendjen tuaj ekonomike dhe gjithçka do të shkojë shumë mirë. /tvklan.al