Dashi-Diçka ju ka shpëtuar kohët e fundit dhe do të duhet të ta zgjidhni sa më parë. Derisa t’i jepni zgjidhje këtij problemi nuk do ta keni mendjen në vend tjetër.

Demi-Mos i shpenzoni energjitë për çështje të parëndësishme, të cilat nuk janë të gjitha në dorën tuaj. Fokusohuni në gjëra të rëndësishme dhe bëni përpara.

Binjakët-Jeni në pikën që mund ta braktisni një projekt të cilin kishit kohë që merreshit, por që nuk iu entuziazmon më. Para se të bëni një lëvizje të tillë, jepini edhe një shans të fundit.

Gaforrja-Ajo që prej ditësh dukej si një hap prapa, sot do të marrë tjetër formë dhe do të përfshijë edhe persona të tjerë me të cilët do të mund ta tejkaloni këtë moment, duke e kthyer në histori suksesi.

Luani-Duhet të evitoni ekstremet dhe mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke kuptuar edhe versionin e tjetrit në një histori. Mos u fokusoni vetëm në mendimet tuaja, tregohuni më mendjehapur.

Virgjëresha-Jeni me mendimin se mund të bëni si t’ju teket dhe ndoshta kështu është vërtetë. Por duhet të kuptoni se veprimet tuaja kanë pasoja. Analizojini me kujdes planet dhe shihni të mirat që mund të përfitoni prej tyre.

Peshorja-E dini mirë se çfarë duhet të bëni për të maksimizuar përfitimet në çështjet e biznesit. Megjithatë mos harroni që paratë nuk janë gjithçka. Jepini vetes pak kohë edhe për dashuri.

Akrepi-Nëse nuk doni që të keni përplasje me dike që shkoni mirë zakonisht, atëherë mbajini mendimet për vete sot. Ata nuk duan ta dëgjojnë mendimin e askujt, ndaj lërini t’i zgjidhin gjërat vetë.

Shigjetari-Një punë që ia vlen për t’u bërë, ia vlen për t’u bërë mirë. Nëse dikush do të përpiqet t’ju bindë që të punoni më pak sot, duhet t’ia bëni të qartë se kjo nuk ka për të ndodhur dhe se nuk duhet të ndërhyjnë në gjëra që nuk u takojnë.

Bricjapi-Disa gjëra të menduara me kujdes mund të sjellin rezultate mjaft të suksesshme në një të ardhme të afërt, ndaj jepini vetes kohë për t’i marrë gjërat shtruar. Ajo çfarë do të keni në mendje sot, do të bëhet realitet nesër.

Ujori-Mos u shqetësoni çfarë mendojnë të tjerët. Nëse do të rrini duke menduar se dikush në punë po flet pas krahëve, do t’ju shpërqendrojë nga gjëra të rëndësishme.

Peshqit-Idetë nuk do t’ju mungojnë sot, por a do të jenë ide të mira? Planetet sugjerojnë se po, ndaj lërini mënjanë dyshimet dhe shndërrojini këto ide të mira në realitet.

/tvklan.al