Dashi – Kjo ditë do të jetë mjaft e mirë për të lindurit e kësaj shenje. Hëna dhe Venusi do të kenë ndikim të favorshëm. Dashuria mund t’iu ndihmojë që të ecni përpara, duke lënë pas çdo problem të së kaluarës.

Demi – Keni arritur në një fazë emocionale ku duhet të vendosni që të lini pas çdo gjë që ju shqetëson. Disa situata nuk do ju pëlqejnë. Ka ardhur momenti që të merrni në dorë jetën tuaj.

Binjakët – Në fushën sentimentale do të ketë rikuperim të ndjeshëm. Do të jetë një ditë e favorshme për dashurinë, por edhe për raportet familjare dhe miqësinë.

Gaforrja – Dita e sotme do të jetë disi e tensionuar, sidomos në aspektin sentimental. Në punë do të përballeni me disa probleme të cilat duhet t’i trajtoni me kujdes.

Luani – Parashikohet një ditë pozitive, por tregohuni të kujdesshëm ndaj personave që ju rrethojnë pasi mund të përfitojnë nga ju. Do të keni plot energji të cilat bëni mirë t’i përdorni në mënyrën e duhur. Sa i takon jetës sentimentale, do të jetë një moment i veçantë.

Virgjëresha – Dita e sotme do të jetë çlodhëse dhe do të nisë në mënyrën e duhur. Nëse keni pasur debate, do të keni mundësinë të sheshoni këto mosmarrëveshje.

Peshorja – Sot do të ndiheni pa energji. Kjo sepse jeni të rrethuar nga persona që nuk ju kuptojnë. Situata do të normalizohet gjatë ditës së dielë.

Akrepi – Në aspektin sentimental do të jetë një ditë me debate. Do të keni dyshime nëse janë të duhura zgjedhjet që keni bërë. Reflektoni dhe arrini një konkluzion sa më shpejt.

Shigjetari – Sot do të jetë ditë e favorshme në aspektin sentimental. Do të jetë një ditë pozitive për të dashuruarit.

Bricjapi –Do të ndiheni të lodhur dhe të stresuar. Keni nevojë për t’u qetësuar dhe për t’u shkëputur nga problemet.

Ujori – Do ta gjeni veten në situatë konfuzioni në çdo drejtim dhe do të dyshoni për çdo gjë, përfshirë dhe ndjenjat. Do të ndjeni nevojën dhe dëshirën për t’u rikthyer në lojë.

Peshqit – Dita e sotme do të jetë e qetë. Në aspektin sentimental gjërat do të jenë në ekuilibër. Me shpenzimet bëni kujdes pasi mund të përballeni me vështirësi.

/tvklan.al