Dashi- Një ditë e mirë do të jetë kjo e hënë për ju. Fati do të jetë në anën tuaj dhe mund të merrni vendimet e duhura. Projektet që kishin ngecur, jo për fajin tuaj, do të rifillojnë sërish.

Demi- Një ditë e mbushur me negativitet do të jetë kjo e sotmja. Do të jeni të mërzitur dhe nuk do keni dëshirë të diskutoni me të tjerët. Një lajm i keq do u shkatërrojë ditën dhe nuk do keni dëshirë për punë.

Binjakët- Një ditë me fat do të jetë kjo e hënë për ju. Do të arrini që të merrni disa para që keni muaj që i prisni. Në puna gjërat do shkojnë mirë dhe ju mund të ngriheni në detyrë. Prisni një lajm të mirë.

Gaforrja- Duhet të keni shumë kujdes sot, pasi mund të krijoni probleme. Nëse kuptoni që njerëzit që u rrethojnë nuk janë të kënaqur me ato që po thoni ju duhet të tërhiqeni. Lajme të mira ka për beqarët.

Luani- E gjithë dita e sotme do të jetë e ngarkuar. Përveç ngarkesës në punë dhe në familje do të jeni shumë angazhuar për të zgjidhur disa probleme. Të dashuruarit do të kalojnë momente të lumtura.

Virgjëresha- Për ata që kanë qenë duke kërkuar punë të re, sot mund të plotësohet dëshira e tyre. Këshillohet që të mendoheni mirë para se të merrni vendime për të ardhmen tuaj, tregoni shumë kujdes.

Peshorja- Një ditë e bukur do të jetë kjo e hënë për ju. Do të jeni energjik dhe do të arrini që të merrni vendime të shpejta dhe të duhura. Mosmarrëveshjet në familje do të zgjidhen, për beqarët ka lajme të mira.

Akrepi- Do të jeni në gjendje që të kontrolloni veten. Dëshira juaj e madhe për të shpenzuar do të frenohet nga vetë ju, pasi intuita u thotë që fati nuk është me ju. Të dashuruarit do të kalojnë momente të bukura.

Shigjetari- Sot do të ndiheni të lumtur dhe do jeni energjik për punë. Gjithçka do të shkojë mirë dhe do të arrini që të me intuitë të merrni disa vendime të duhura që do të rezultojnë shumë të suksesshme.

Bricjapi- Sot do të ndiheni të pakënaqur me jetën që po bëni, por dhe në punë nuk do të ndiheni të lumtur. Një problem shëndetësor do u shqetësojë dhe do ndikojë tek performanca juaj. Të dashuruarit do të kenë probleme.

Ujori- Një surprizë do u ndryshojë ditën. Në punë gjithçka do të shkojë mirë dhe do të arrini që fal aftësive tuaja të merrni shumë përfitime. Nëse jeni duke kërkuar një punë të re do ta gjeni atë.

Peshqit- Gjithë ditën e sotme do ta kalojë duke punuar dhe do të ndiheni shumë të lodhur. Nuk do të keni dëshirë për të takuar njerëz dhe do të shmangni çdo diskutim. Kjo mund t’iu shkaktojë probleme në familje./tvklan.al