Dashi – Jeta në çift do të jetë e kënaqshme gjatë kësaj dite dhe do të qëndroni më tepër me personin që dashuroni. Në planin financar,nuk është koha e duhur për të bërë investime të mëdha.

 Demi – Keqkuptimet në çift do të jenë të shumta gjatë kësaj dite dhe do të keni debate. Në aspektin financiar, situatë do të nisë të përmirësohet.

Binjakët – Do të jetë një ditë pozitive për të dashuruarit. Ju do të jeni shumë sensualë dhe do ta bëni partnerin që të dashurohet përsëri me ju. Financat do të kenë ndryshime, dikush do t’ju ndihmojë me një shifër të konsiderueshme.

Gaforrja – Me shumë mundësi, partneri do t’ju bëjë një propozim serioz gjatë kësaj dite dhe gjithçka do të ndryshojë. Mendohuni mirë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar, gjërat nuk do të shkojnë ashtu si keni dëshiruar ju.

Luani – Ditë e qetë dhe pa asgjë të veçantë për të dashuruarit. Në planin financiar do të ndërmerrni veprime të rëndësishme, gjendja do të jetë e qëndrueshme.

Virgjëresha – Çiftet do shkojnë nëpër festa të këndshme te organizuar nga miqtë dhe do kalojnë momente më të këndshme në krahët e partnerit. Financat nuk do jenë të mira. Do iu duhet shumë mund dhe sakrifica për ta stabilizuar situatën.

Peshorja – Ditë e mirë për të sqaruar të gjitha mosmarrëveshjet me partnerin gjatë kësaj dite. Të dy do i kuptoni gabimet që keni bërë. Në planin financiar do rrezikoni shumë po bëtë investime të pamatura. Situata ka rrezik edhe t’iu dalë jashtë kontrollit.

Akrepi – Bëni kujdes me xhelozinë e tepruar gjatë kësaj dite sepse atmosfera në çift mund të ndërlikohet. Në planin financiar mos ndërmerrni veprime për të përmirësuar situatën, pasi mund ta përkeqësoni më shumë nga sa mendoni.

Shigjetari – Nëse jeni në një lidhje duhet të prisni edhe disa ditë para se të merrni vendime të rëndësishme. Në aspektin financiar, duhet të reflektoni përpara çdo shpenzimi që do të bëni.

Bricjapi – Edhe gjatë kësaj dite, do të përballeni me vështirësi të shumta në çift dhe do të keni debate. Për financat tregoni më tepër maturi. Nëse nuk zbatoni disa rregulla, do të keni probleme.

Ujori – Ditë harmonike dhe e mbushur me gëzim për të gjithë të dashuruarit. Askush nuk do t’ju prishë atmosferën e ngrohtë. Financat nuk do të kenë asnjë problem, situata do të jetë e qëndrueshme dhe do të keni për çfarë të ankoheni.

Peshqit – Ditë e favorshme për jetën në çift. Planeti Mars do iu nxisë që të tregoheni më tolerantë dhe të pranoni edhe gabimet që do të bëni. Në planin financiar, mos bëni sakrifica të mëdha për të përmirësuar buxhetin, sepse po gabuat do të humbisni shuma marramendëse. /tvklan.al