Dashi- Do të jetë një me fat kjo e sotmja për ju. Do të arrini që të keni gjërat nën kontroll dhe për sa i përket çështjeve financiare do të keni një përmirësim. Edhe për të dashuruarit ka lajme të mira.

Demi- Një problem shëndetësuar që u ka shqetësuar ditët e fundit do të rishfaqet. Nuk do të jeni të qetë, por nuk duhet që të panikoseni. Në mbrëmje do të merrni një lajm të mirë dhe do të qetësoheni.

Binjakët- Fati është në anën tuaj. Do të arrini që të merrni një vendim të vështirë, por gjithçka do të rezultojë se keni marrë vendimin e duhur. Për sa i përket anës financiare mund të keni probleme.

Gaforrja- Do të jeni shumë entuziastë sot, pasi do të zgjoheni me një lajm të mirë. Në punë gjithçka do të shkojë sipas planeve. Për sa i përket çështjeve financiare mund të hasni në disa probleme të vogla.

Luani- Një ditë e bukur do të jetë kjo e sotmja për ata që i përkasin kësaj shenje. Planet tuaja do të realizohen dhe do të merrni një lajm të mirë nga banka. Në punë mund të keni disa probleme të vogla.

Virgjëresha- Tregoni kujdes sot. Një problem shëndetësor që u ka shqetësuar disa kohë më parë do të rishfaqet sërish. Do të bëheni shumë të paduruar sot dhe sjellja juaj do të konsiderohet si arrogancë.

Peshorja- Një ditë me fat do të keni sot. Do të keni disa mundësi për të bërë para, por duhet të tregoheni të zgjuar që të ktheni gjithçka në favorin tuaj. Të dashuruarit do të marrin një lajm të mirë.

Akrepi- Një ditë të ngarkuar do të keni sot. Gjatë gjithë kohës do të jeni të angazhuar me punë. Për sa i përket çështjeve të financave do të keni gjithçka nën kontroll dhe mund të merrni një lajm të mirë nga banka.  

Shigjetari- Do të ndiheni shumë të lodhur sot dhe nuk do të keni dëshirë për të punuar. Kjo mund të jetë dita më negative e javës për ju. Në punë duhet të tregoni shumë kujdes, pasi mund t’iu sulmojnë.

Bricjapi- Dita do të nis me një lajm të keq. Duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm dhe të mendoheni mirë para se të merrni një vendim me rëndësi sot. Lajme të mira për të dashuruarit.

Ujori- Do të jeni shumë energjik sot dhe do të kërkoni sfida të reja. Mund të bëni një udhëtim të shkurtër, ku do të merrni një lajm shumë të mirë për të ardhmen. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit- Do të kryeni disa shpenzime jashtë parashikimeve tuaja dhe kjo mund të ndikojë në financat tuaja. Ndërkohë në punë mund të keni disa probleme dhe duhet që të tregoni shumë kujdes./tvklan.al