Dashi-Me Jupiterin dhe Uranin në shenjën tuaj, jeni plot energji dhe dëshirë për të jetuar eksperienca të reja. Nëse jeni beqarë, kënaquni me flirtin, por mos prisni shumë. Nëse jeni çift, përpiquni të mos e neglizhoni partnerin/en dhe ta përfshini në projektet tuaja.

Demi-Pozicioni i trupave qiellorë ju premton një ditë shumë pozitive. Afërdita ju favorizon në lidhjet e dobishme, duke i shtyrë shumë prej jush të përmbushin dhe të realizojnë ambiciet e reja në çdo fushë. Neptuni do të vijojë t’ju dërgojë sinjale të rëndësishme për të hapur zemrën.

Binjakët-Fati është në anën tuaj. Do të arrini që të merrni një vendim të vështirë, por gjithçka do të rezultojë se keni marrë vendimin e duhur. Për sa i përket anës financiare mund të keni probleme.

Gaforrja-Imagjinata juaj do ta bëjë ditën edhe më të bukur sot. Gjatë gjithë kohës do të përjetoni emocione të jashtëzakonshme së bashku me partnerin/en tuaj në krah. Në lidhje me financat, duhet të tregoni më shumë kujdes në mënyrë që t’ia dilni mbanë.

Luani-Në mëngjes, një i afërm mund t’ju japë një lajm jo shumë të mirë dhe kjo mund t’ju detyrojë që të shkoni në një udhëtim të gjatë. Nëse do t’ju duhet që të udhëtoni me njerëz të tjerë, bëni kujdes që të mos futeni në mos futeni në debate të panevojshme.

Virgjëresha-Çiftet do shkojnë nëpër festa të këndshme te organizuar nga miqtë dhe do kalojnë momente më të këndshme në krahët e partnerit. Financat nuk do jenë të mira. Do iu duhet shumë mund dhe sakrifica për ta stabilizuar situatën.

Peshorja-Koherenca harmonike që keni me gjithçka, do të bëjë që të shkëlqeni në këtë të shtunë. Por pavarësisht pengesave me të cilat do të përballeni, do të ndiheni shumë pozitiv dhe optimistë. në planin financiar situatën do e keni nën kontroll, prandaj mund të bëni edhe disa blerje.

Akrepi-Çështjet imobiliare dhe shtëpiake do të jenë tepër të favorshme për ju. Një fitim i vogël në mbrëmje për të lindurit në ditën e hënë dhe të mërkurë. Por bëni kujdes me shpenzimet dhe mundohuni të kurseni para, sepse në të ardhmen do t’ju nevojiten shumë!

Shigjetari-Me Venusin dhe Marsin në Gaforre, jeni më të dashur dhe më mbrojtës se zakonisht. Ju duhet të ndani ndjenjat tuaja dhe të ndiheni të vlerësuar. Nëse jeni beqarë, mund të tërhiqni një person që ju bën përshtypje me simpatinë dhe spontanitetin e tij. Nëse jeni çift, përjetoni momente gëzimi dhe aventure me partnerin/en tuaj.

Bricjapi-Një Hënë e thellë dhe perceptuese, në shenjën miqësore të Virgjëreshës, shoqëron një aftësi për t’u përshtatur në situata nga më të ndryshmet. Planeti të jep gjithashtu një intuitë të thellë, e cila është pika e fillimit të një inteligjence të jashtëzakonshme të cilës sot mund t’i besosh.

Ujori-Do të jeni shumë energjik sot dhe do të kërkoni sfida të reja. Mund të bëni një udhëtim të shkurtër, ku do të merrni një lajm shumë të mirë për të ardhmen. Kujdes me shpenzimet.

Peshqit-Rutina e jetës në çift do t’ju bëjë të padurueshëm dhe do ta keni të vështirë të bisedoni me partnerin/en. Mundohuni sa më shumë për të ndryshuar ambient. Në aspektin profesional, do të filloni disa projekte të cilat do t’ju përmirësojnë buxhetin. /tvklan.al