Dashi-Ky është momenti i duhur për të bërë paqe me dikë, me të cilin keni pasur probleme kohët e fundit. Ndonëse besoni se ishte për faj të tyre, kjo nuk duhet t’ju pengojë për të bërë hapin e parë. Jeta është tepër e shkurtër për të mbajtur mëri të kota.

Demi-Aftësitë krijuese janë në formën më të mirë momentalisht, ndaj është mirë që t’i shfrytëzoni sa më shumë të mundeni. Ka ardhur koha të merrni guximin dhe të lëvizni në drejtime të reja.

Binjakët-Merreni jetën si të vijë. Përse duhet të sforcoheni dhe të lodhni veten për gjëra që në fund të fundit nuk janë në dorën tuaj. Shijoni momentin, pa u shqetësuar për të nesërmen.

Gaforrja-Këtë periudhë do ta keni më të lehtë për të arritur qëllimet që i keni vënë vetes. Mos lejoni askënd që t’ju ulë pritshmëritë dhe synoni për lart e më lart.

Luani-Ndonjëherë përfshiheni kaq shumë në aktivitetet e përditshme sa harroni sa dashuri keni nga familja dhe miqtë. Mos harroni asnjëherë se shtëpia dhe familja janë shumë më të rëndësishme se rutina e përditshme.

Virgjëresha-Nëse presionet po vijnë gjithnjë e në rritje në ambientin ku jetoni, bëni mirë që të shkëputeni për pak kohë dhe të argëtoheni. Nuk mund të bëni gjithçka njëherazi, ndaj jepini vetes pak pushim dhe do të shihni se do të ndiheni shumë të relaksuar.

Peshorja-Nëse shihni se po humbi interesin për gjërat me të cilat po punoni, duhet ta merrni këtë si shenjë, se ndoshta nuk është gjëja e duhur për ju. Në të shkuarën mund të ketë qenë çështje se sa para fitonit, por tani ju nevojitet diçka që t’ju përmbushë intelektualisht.

Akrepi-Mos kini frikë që t’i tregoni botës anën tuaj të dobët. Nuk ka nevojë të pretendoni se jeni të fortë si guri, kur thellë-thellë ndiheni po aq të humbur sa ata që ju rrethojnë. Jeni qenie njerëzore, mos e harroni këtë.

Shigjetari-Nëse jeni disi më të ndjeshëm se zakonisht, kjo është një shenjë se ka ardhur koha për t’u përballur me diçka nga e shkuara që po ju mundon. Mblidhni veten dhe përpiquni të gjeni se për çfarë bëhet fjalë. Pas kësaj, jepini zgjidhje situatës.

Bricjapi-Merrni pak pushim nëse ju nevojitet, edhe nëse kjo do të thotë se do të lini nga pas shumë punë që duhet bërë. Këtë fundjavë njohjet e reja dhe interesante do t’ju bëjnë që ta shihni jetën me sy me pozitiv. Të hënën ndoshta edhe puna do të jetë më e lehtë.

Ujori-Këtë fundjavë do të ndiheni tejet të relaksuar dhe në paqe më veten për pozicionin e fituar javët e fundit. Me gjasë më në fund keni pranuar me veten se jeta është tejet e shkurtër dhe e çmuar për ta shpenzuar me gjëra të kota e njerëz të pavlerë.

Peshqit-Paratë mund të jenë të rëndësishme, por nuk duhet të vijnë para dashurisë. Nëse keni mundësinë të bëni të lumtur dikë për të cilin keni ndjenja, atëherë mos u kurseni, pavarësisht çmimit.

/tvklan.al