Dashi-Do të keni sfida përpara. Doni më shumë se kurrë që të jeni në kontroll të çështjeve të dashurisë dhe emocioneve të forta. Por sot një tërheqje do të thotë që të humbisni mundësinë që të përballeni me pasionin. A jeni në gjendje që të jeni vulnerabël të paktën kësaj here?

Demi-Një gjë me të cilën e gjeni të vështirë që të bashkëpunoni është rutina e mërzitshme. Sot mund të tërhiqeni nga ata persona që thyejnë rregullat.  Ju duket një gjë shumë intriguese. Dëshironi të dini më shumë rreth personit që keni dalë në takim.

Binjakët-Sot do të luftoni që të mbani nën kontroll disa ndjenja. Zakonisht doni që t’i merrni gjërat me ngadalë, por gradualisht po krijoni besim për personin që keni përballë. Mundohuni që të shkoni me rrjedhën.

Gaforrja-Çfarë do të bëni sot nëse ndjeni një tërheqje për një person? Ju doni që të hyni në një lidhje, por nga ana tjetër nuk doni që të ta bëni sepse dëshironi të keni vetëm hapësirën tuaj. Nëse doni të hyni në një lidhje në radhë të parë duhet të bëheni njerëz.

Luani-Keni mundësinë që të hyni nëpër aktivitete misterioze me personin e zemrës. Kjo do ju shtojë dashurinë dhe tërheqjen mes njëri-tjetrit.

Virgjëresha-Ka shumë mundësi që në një lidhje të keni harmoni dhe bashkëpunim, ose konflikt. Të dyja këto mundësi janë shumë të larta që të ndodhin sot. Duhet të kuptoni gjërat që ju bëjnë të ndiheni të veçantë dhe ndryshe. Kjo do t’ju ndihmojë që ta keni më të lehtë rrugën.

Peshorja-Jeni gati që të vendosni për një angazhim më të thellë në lidhje. Keni arritur në një fazë që ju duhet kohë të kuptoni nëse doni të qëndroni me këtë person.

Akrepi-Ka shumë mundësi që sot si çift keni frikë ta shihni njëri-tjetrin në sy. Një prej jush e di mirë se çfarë do nga lidhja. Tjetri ka tendencën që të shkojë sipas vendit. Duhet një balancë që të qëndroni bashkë.

Shigjetari-Sot do të jetë e mundur që të takoni shpirtin binjak. Ju mund ta takoni partnerin në çdo moment, por sot është një balancë e tillë që do ta bëjë të mundur këtë gjë. Duhet që të keni shumë besim tek vetja.

Bricjapi-Ju doni që të qëndroni në qendër të universit. Dëshironi dikë që t’ju mbajë me të mira. Megjithatë sot duhet të pranoni faktin që nuk do të jeni në fokusin e jetës së një personi tjetër. Ky njeri ka interesa të tjera, ndryshe nga ju.

Ujori-Do të jetë një ditë ku duhet që të jeni të vetëdijshëm për fuqinë e tërheqjes. Do të gjeni dikë që do ta pëlqeni shumë. Megjithatë çfarë ndodh në të ardhmen do të varet nga ju.

Peshqit-Sot është dita kur duhet që të përdorni në maksimum bukurinë. Megjithatë mos prisni që të tjerët të luajnë lojën siç doni ju. Thjesht jini të vetëdijshëm për këtë fakt. /tvklan.al