Dashi – Edhe pse mund të keni shumë gjëra për të bërë, do të gjeni një mënyrë për t’i lënë ato në pritje kur miqtë tuaj të kenë nevojë për ju sot. Do t’i shikoni gjërat nga perspektiva e dikujt që është në hall.

Demi – Do t’iu duhet të përgatiteni për ndryshime tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe, pavarësisht vendimeve drastike që keni marrë javëve të kaluara. Parashikohet një ditë e mbushur me të reja mjaft të rëndësishme në të gjithë sektorët.

Binjakët – Sot, kërkoni një ritëm më të ngadaltë për jetën, kjo do t’ju mundësojë që të keni shumë më tepër komunikime të drejtpërdrejta. Mënyra më e mirë për të marrë një mesazh është që takoheni dhe të flisni.

Gaforrja – Do të përballeni me ndikimet negative të Saturnit në shenjën tuaj, gjë që do të sjellë disa zgjedhje dhe ndryshime drastike në çdo sektorë. Pas shumë përpjekjesh do të arrini që të vini nën kontroll çdo situatë.

Luani – Do të përfitoni nga një ndikim i favorshëm i planetit të Venusit gjatë gjithë kësaj periudhe. Do të keni mundësi të shumta për t’ia dalë mbanë, sidomos sa i takon anës profesionale.

Virgjëresha – Duhet të mundoheni që të rivendosni ekuilibrin sidomos në familje dhe në fushën e ndjenjave gjatë gjithë kësaj dite. Do të jeni të pakënaqur në raportet ndërpersonale dhe do ju duhet të gjeni një zgjidhje.

Peshorja – Do të përballeni me disa tensione në nivelin profesional gjatë gjithë kësaj dite, ku do të ndjeni nevojën që të zgjidhni të gjithë problemet e së tashmes.

Akrepi – Mundohuni që të përcaktoni mirë të gjitha objektivat tuaj, duke u përkushtuar më shumë në kapjen e një sërë mundësish që parashikohen që t’iu afrohen. Bëjini sytë katër!

Shigjetari – Sot do të jeni mjaft të ndjeshëm, kështu që mund të gjeni frymëzimin që keni kërkuar prej kohësh. Nëse jeni duke punuar mbi një projekt të vështirë, ose thjesht duke filluar një regjim të ri stërvitjeje, analizoni rezultatet përfundimtare.

Bricjapi – Duhet të mundoheni që të shmangni diskutimet dhe polemikat. Bëni mirë që të përqendroheni mbi të gjitha në mundësitë që ju ofron e ardhmja si në fushën profesionale edhe në atë sentimentale.

Ujori – Parashikohet një ditë e cila do të sjellë rikuperim të ndjeshëm në të gjithë sektorët. Ndërkohë ndikimi i kundërt i Venusit nuk parashikohet të sjellë probleme. Do të ecni përpara si në punë edhe në fushën e ndjenjave.

Peshqit – Ju ndjeheni më të lidhur me njerëzit që shihni thuajse çdo ditë, por me siguri personalitetet e vërteta të këtyre njerëzve po fillojnë të shkëlqejnë. Sot është një kohë e mirë për të kaluar dinamikën profesionale. Në dashuri jini më këmbëngulës.

/tvklan.al