Dashi-Të dashuruarit do të shohin tek partneri/ja disa karakteristika që nuk i dinit se i kishte. Do duhet që të përfitoni nga mundësia që ju jepet. Duhet që të njihni njëri-tjetrin më mirë.

Demi-Sot do të dalin në sipërfaqe disa ndjenja të fshehura thellë. Kjo do të vijë si një surprizë për të gjithë. Duhet që të bisedoni për këto çështje me personat më të afërt.

Binjakët-Kujdesuni nga dramat që mund t’ju shoqërojnë. Nëse keni ndjerë disa kufizime në lidhje atëherë ndoshta është momenti për të uruar për të qenë i ilirë për pak kohë. Nuk mund t’i fshihni ndjenjat më gjatë.

Gaforrja-Duhet të keni një qasje shumë të kujdesshme ndaj disa problemeve që iu përkasin së bashku me partnerin/en. Ndoshta në sipërfaqe duket si diçka e lehtë, por do të surprizoheni në fund nga ato që do të zbulohen.

Luani-Nuk ka rëndësi sa mundoheni që të mbani ndjenjat brenda vetes, në fund nuk do të ndaleni së thëni diçka. Nuk do të fshihni emocionet pas një fasade të ëmbël. Do të ishte më mirë që të bisedonit me partnerin/en për të qartësuar veten dhe për të kuptuar nëse ka nevojë për ndryshim.

Virgjëresha-Nëse doni që të afroheni me një person special duhet të besoni më shumë tek vetja. Njerëzit do të hapen mbi eksperiencat e së kaluarës tek ju.

Peshorja-Nuk ka shumë mënyra për të bërë gjëra gabim sot. Megjithatë edhe pse një ditë pothuajse perfekte ju nuk do të mund të mbani veten dhe do ta thoni diçka gabim në një moment të gabuar. Keni mungesë takti.

Akrepi-Është mundësia e artë që ta lëshoni veten. Nëse keni qenë të ashpër ndaj vetes atëherë, sot është koha për t’u qetësuar paksa. Nëse jeni në një lidhje duhet që të dilni jashtë me partnerin/en.

Shigjetari-Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’u takuar me disa persona të tjerë me të cilët shijoni shoqërinë. Ndani të njëjtat mendime dhe ka mundësi që një prej personave që të  takoni sot të bëhet një mik i përhershëm.

Ujori-Universi inkurajon që të provoni dhe të kuptoni një person më mirë. Do të filloni të vini në pikëpyetje motivet se pse jeni në një lidhje. Në fakt, gjërat po shkojnë mirë, por ju ndiheni sikur nuk po shkoni asgjëkundi.

Peshqit-Do të ndiheni më i dashuruar me një person. Nuk e dinit sa të forta i kishit ndjenjat deri në ditën e sotme. Megjithëse do të jetë një eksperiencë shumë intensive do të ishte e mençur që të mos e linit t’ju shkatërrojë jetën./tvklan.al